Imigrant i ri në Norvegji

Arsye të ndryshme për qëndrim

 

Ka shumë lloje të ndryshme të lejeve të qëndrimit për të huajt në Norvegji. Këtu janë katër më të rëndësishmet:

  • E drejta për të qëndruar në Norvegji për qytetarët e BE-së (Bashkësisë evropiane) / EØS(marrëveshja evropiane për bashkëpunim ekonomik / EFTA-s(Shoqata evropiane e tregtisë së lirë) Një shtetas i vendeve të BE-së / EØS / EFTA-s nuk ka nevojë të kërkoj leje qëndrimi, por në vend të kësaj duhet të regjistrohet. Kjo mund të bëhet në mënyrë elektronike përmes internetit. Më vonë duhet të paraqitet në polici.
  • Leja e qëndrimit si refugjat, në bazë të konsideratave të forta humanitare ose ndërlidhja me Norvegjinë (arsye humanitare) Një person i cili është përndjekur apo rrezikuar në atdheun e tij, mund të kërkoj mbrojtje (azil) në Norvegji. Personi paraqitet tek policia në Norvegji për të kërkuar mbrojtje. Është Drejtoria për të huajt (UDI), që do ta shqyrtojë kërkesën. Disa refugjatë vijnë drejtpërdrejtë në Norvegji përmes sistemit të OKB-së (Organizata e kombeve të bashkuara).
  • Ai i cili ka familje në Norvegji apo që dëshiron të krijoj një familje me një person që jeton këtu, mund të kërkoj për leje të imigracionit familjar (bashkim familjar) Parashtrohen disa kushte atij që kërkon të bashkohet me familjen. Ai ose ajo duhet, në mes tjerash të ketë, një banesë dhe të jetë në gjendje të mbaj familjen e tij. Si rregull kryesor kërkesa duhet të dorëzohet në një ambasadë norvegjeze jashtë vendit.
  • Leja e qëndrimit për punë Ka leje të ndryshme të qëndrimit për të huaj që dëshirojnë të punojnë në Norvegji.
  • Kur një person përjeton dhunë ose abuzim në një lidhje, mund të merr leje qëndrimi. Kur një person përjeton abuzim ose dhunë në lidhje, martesën e detyruar ose që është penguar të kthehet në vendin e vet pas shkurorëzimit (ndërprerjes së lidhjes), për shkak të rrethanave sociale dhe atyre kulturore, mund të marrë një leje qëndrimi të pavarur. Kjo vlen edhe për fëmijën e saj/tij.

Faktet

Leja e qëndrimit

Shtete të ndryshme kanë rregulla të ndryshme, kur është fjala se kush do të merr leje për të qëndruar në shtet. Është shteti që vendosë se kush merr një leje qëndrimi dhe kush jo.

Detyra e çdo individi është për t’u siguruar, që të ketë një leje të vlefshme qëndrimi në vendin ku ju jeni. Prandaj, imigrantët që jetojnë në Norvegji, duhet të kërkojnë leje qëndrimi, kur është e nevojshme, dhe për të ripërtërirë lejen e qëndrimit kur është e nevojshme.