Imigrant i ri në Norvegji

Mësimi i gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore

Foto fra et norskkurs

E drejta dhe detyrimi për mësimin e gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore

Disa imigrantë kanë të drejtë dhe detyrim të marrin falas mësimin e gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore. Kjo vlen për:

  • refugjatët
  • personat me lejeqëndrimi për arsye humanitare
  • personat me mbrojtje kolektive
  • të bashkuarit familjar me dikën që është nën një prej grupeve të mësipërme
  • të bashkuarit familjar me shtetasit norvegjezë apo shtetasit e shteteve nordike
  • të bashkuarit familjar me personat që kanë një leje qendrimi të përhershme

Ligji për programin hyrës
Ligji për programin hyrës vlen për ata që kanë marr lejen e qëndrimit para datës 31.12.2020. Sipas Ligjit për programin hyrës, janë vetëm personat e moshës 16 – 67 vjeçare, që kanë të drejtë dhe detyrim për të marr pjesë në kursin e gjuhës norvegjeze.

Për ata që vlen Ligji për programin hyrës, kjo përmban të drejtën në mësim falas, dhe detyrimi përmban atë që këta persona duhet ti plotësojnë 600 orë mësimi, për të marr lejen e përhershme/permanente të qëndrimit (ose nënshtetësinë). Nga këto orë, 50 orë do të mësojnë njohuri shoqërore në një gjuhë që pjesëmarrësi e kupton. Gjithashtu ka mundësi që të jepen më shumë orë mësimi falas, të mësimit të gjuhës norvegjeze. Komuna ndan këto orë sipas nevojës, por numri total i orëve nuk mund të kalojë mbi 3000 orë.

Ligji i integrimit
Më 1 janar 2021, u miratua një ligj i ri i quajtur Ligji i integrimit. Sipas Ligjit të integrimit, personat e moshës 18 deri në 67 vjeç, kanë të drejtë dhe detyrim, të marrin pjesë në mësimin e gjuhës norvegjeze. Pjesëmarrësit që përfshihen në Ligjin i integrimit, kanë të drejtë dhe detyrim, të arrijnë një nivel minimal në gjuhën norvegjeze. Ky nivel përcaktohet në bazë të nivelit të arsimimit të pjesëmarrësit. Mësimi i gjuhës norvegjeze, si rregull nuk mund të zgjasë më shumë se tre vjet. Për ata që vijnë në Norvegji me shkollë të mesme ose arsim të lartë nga më parë, mësimi nuk mund të zgjasë më shumë se 18 muaj.

Pjesëmarrësit që erdhën në Norvegji më 31 dhjetor 2021 ose më parë, duhet ende të vazhdojnë të përfundojnë 50 orë mësimi të njohurive shoqërore. Pjesëmarrësit që hyjnë në Norvegji më 1 janar 2022 ose më vonë, duhet të përfundojnë 75 orë mësimi të njohurive shoqërore, në një gjuhë që pjesëmarrësi e kupton.

Detyrim për mësimin e gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore

Disa imigrantë nuk kanë të drejtën e mësimit falas, por janë të detyruar të marrin/plotësojnë mësimin. Ata që janë të përfshirë në detyrim të mësimit sipas Ligjit për programin hyrës, kanë detyrim për të përfunduar 300 orë mësimi, të gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore, në mënyrë që të marrin një leje të përhershme/permanente të qëndrimit. Të huajt që përfshihen në të drejtën dhe detyrimin e mësimit, sipas Ligjit për programin hyrës, kanë detyrim për të arritur një nivel minimal në gjuhën norvegjeze, ose për të përfunduar 300 orë mësimi të gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore. Pjesëmarrësit që vijnë në Norvegji më 1 janar 2022 ose më vonë, 75 orë nga këto duhet të jenë mësimi i njohurive shoqërore. Kjo vlen për:

  • punëtorët imigrantë nga vendet jashtë zonës së EØS / EFTA-së
  • të bashkuarit familjar me ata që kanë leje të qëndrimit për punë, nga shtetet jashtë zonës së EØS/EFTA (bashkim familjar)

As të drejtë as detyrim në mësimin e gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore

Disa nuk kanë as të drejtë, ose detyrim për të marr mësimin e gjuhës norvegjeze dhe njohurive shoqërore.
Kjo vlen për:

  • studentët
  • au pair iyo qaar kale oo leh ku meel gaar ah
  • shtetasit nordikë
  • personat me qëndrim sipas rregulloreve të EFTA/EØS

Faktet

Kursi i gjuhës norvegjeze

Gjithë ata që jetojnë në Norvegji, duhet të flasin dhe të kuptojnë gjuhën norvegjeze. Shoqëria norvegjeze pret që të gjithë të marrin pjesë në jetën shoqërore, dhe shumica të jenë si në punësim po ashtu edhe ta mbajnë veten. Shumica e komunave ofrojnë kurse të gjuhës norvegjeze, si dhe ka disa ofrues privatë. Disa imigrantë marrin falas kursin e gjuhës norvegjeze nga komuna, ndërsa të tjerët duhet vet të paguajnë për këtë. Kjo varet, nga lloji i lejes së qëndrimit që një person e ka.