Imigrant i ri në Norvegji

Programi hyrës

 

Për të përmirësuar mundësitë e imigrantëve të sapoardhur në Norvegji, egziston një program hyrës (Ligji për programin hyrës). Programi hyrës është një prezantim i shoqërisë norvegjeze. Komuna/Bashkia është përgjegjëse për programin. Programi hyrës ka për qëllim për të forcuar mundësitë e imigrantëve, për të marrë pjesë në punë dhe jetën shoqërore. Qëllimi është për të përforcuar pavarësinë ekonomike të imigrantit. Disa imigrantë kanë të drejtë dhe detyrim për të marrë pjesë në programin hyrës, por jo të gjithë. Kjo varet nga arsyeja e lejes së qëndrimit. Këto grupe kanë të drejtë dhe detyrim për të marrë pjesë në programin hyrës:

  • refugjatët
  • personat me leje qëndrimi për arsye humanitare
  • të bashkuarit familjar me personat nga të dy grupet e mësipërme
  • personat të cilëve u është dhënë leja e qëndrimit në baza të pavarura, sepse personi vetë ose fëmija i tyre është nënshtruar abuzimit ose dhunës në një marrëdhënie martesore, martesë të detyruar ose që është penguar të kthehet në vendlindjen e saj/tij, pas ndarjes/shkurorëzimit për shkak të rrethanave shoqërore dhe kulturore

Këto janë parakushtet që personi ka nevojë për kualifikim themelor.

Faktet

Programi hyrës do të

  • forcoj mundësitë e imigrantëve për të marrë pjesë në punë dhe jetën shoqërore
  • të forcoj pavarësinë ekonomike të imigrantëve
  • të mundësoj aftësitë themelore të gjuhës norvegjeze
  • të jep informacionin themelor për shoqërinë norvegjeze