Imigrant i ri në Norvegji

Si ta gjejmë vetveten dhe si të marrim pjesë në mënyrë aktive në jëtën shoqërore dhe atë të punës?

Lagerarbeider
Për të posaardhurin në Norvegji, ka shumëcka që është e re dhe e panjohur. Sikurse për vet imigrantin e poashtu edhe për shoqërinë, është me rëndësi që ai apo ajo të gjejë vetëvehten sa më parë në shoqëri dhe më pas ai apo ajo të ndjejë vetën si pjesë e shoqërisë norvegjeze.

Gjëja më e rëndësishme që mund ta bëni është që ta mësoni gjuhën norvegjeze. Gjuha mësohet në shumë mënyra dhe në vende të ndryshme. Shumica do të kenë përfitim të mirë duke shkuar në kurs të gjuhës norvegjeze. Është gjithashtu e rëndësishme për të shkuar në vende ku mund ta përdorni gjuhën. Kjo mund të jetë në vendet e punës, aktivitetet e organizuara të kohës së lirë dhe në jetën private. Disa njerëz mësojnë shumë duke shikuar televizionin për fëmijë, lajmet ose programet me subtitra/tekst në televizion.

Në kursin e gjuhës norvegjeze mund të ofrohet oferta për praktikimin e gjuhës. Kjo është një shtesë e mësimit tradicional në klasë. Në një praktikim të gjuhës do të merrni trajnim në të folur norvegjisht në një vend të punës. Nëpërmjet praktikës së gjuhës, pjesëmarrësit edhe mësojnë gjuhën, njëkohësisht krijojnë kontakte në një vend pune.

Kushdo që dëshiron një punë në Norvegji, duhet të jetë vet aktiv. Është e rëndësishme për ta mësuar gjuhën, është e rëndësishme për të krijuar kontakte, dhe është e rëndësishme për të fituar përvojë pune. Disave ju ofrohet të jenë në praktikë të punës në një ndërmarrje. Praktikimi i punës organizohet nga Nav-i.

Personat të cilët kanë kualifikim nga një shtet tjetër, mund të kërkojnë për të marrë pranimin e kualifikimit në Norvegji. Ekzistojnë rregullore të ndryshme për njohjen e kualifikimeve. Më shumë informata mund të gjeni këtu www.nokut.no.

Jo vetëm përmes vendit të punës, mund të jeni një pjesëmarrës aktiv në shoqëri. Ka shumë organizata vullnetare, shoqata sportive, organizata politike ose fetare, ku një person mund marrë pjesë. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për tu njoftuar me të tjerët, të përdorni gjuhën dhe për të përdorur aftësitë dhe interesat e juaja.

Ai që ka fëmijë në Norvegji, ka një mundësi për të krijuar kontakt me njerëzit tjerë. Përditshmëria e fëmijëve është e mbushur shpesh me aktivitete të ndryshme. Kur prindërit marrin pjesë në aktivitete rekreative së bashku me fëmijët e tyre, që i shoqërojnë ata të stërviten ose të marrin pjesë në mbledhjet e prindërve, takojnë prindërit tjerë. Norvegjezët që lëvizin në një vend të ri në Norvegji, shpesh do të përdorin këto mundësi për të bërë miq dhe krijuar kontakte. Të njëjtën gjë mund ta bëjnë natyrisht edhe imigrantët. Këtu mund të mundoheni të flisni norvegjisht dhe të njoftoni të tjerët.

Faktet

Praktika e gjuhës jep

  • trajnim gjuhësor
  • përvojë të vlefshme të punës
  • rekomandime të dobishme
  • Rrjetin social

A ke fëmijë në Norvegji? I lejon fëmijët tuaj të jenë në aktivitete të ndryshme pas shkollës. Ndiqni fëmijën tuaj, dhe shfrytëzo mundësinë për t’u njoftuar me njerëz të rinj!!