Gjeografia
Norvegjia në botë
Norvegjia ka një kufi të përbashkët tokësor me Suedinë, Finlandën dhe Rusinë. Norvegjia ka sipërfaqe prej 385 199 kilometra katrorë. Kjo do të thotë se madhësia e Norvegjisë është më e vogël se Tajlanda, Iraku, Turqia dhe Somalia. Ajo që është e posaçme me Norvegjinë është, se është një vend i gjatë dhe i ngushtë. Është pothuajse e njëjta distancë midis Oslos dhe Parisit, siç është midis Oslos dhe Tromsøs.
Norvegjia është në vendet nordike(veriore), e cila përbëhet nga Norvegjia, Suedia, Danimarka, Finlanda dhe Islanda. Norvegjia gjithashtu e përbën Skandinavinë së bashku me Suedinë dhe Danimarkën. Norvegjia kufizohet me Suedinë, Finlandën dhe Rusinë.
Rajonet e Norvegjisë
Norvegjia është e ndarë në pesë rajone: Norvegjia Veriore, Trøndelag, Norvegjia Perëndimore, Norvegjia Jugore dhe Norvegjia lindore.
Prefekturat
Në Norvegji janë 11 prefektura. Ato shpërndahen si më poshtë në rajone të ndryshme:
Në Norvegjinë Veriore: Nordland (Nurdland), Troms (Trums) dhe Finnmark.
Në Trøndelag (Trondelag): Trøndelag (Trondelag)
Në Norvegjinë perëndimore: Vestland, Rogaland, Møre dhe Romsdal (More dhe Rumsdal)
Në Norvegjinë Jugore: Agder
Në Norvegjinë Lindore: Vestfold, Telemark, Viken, Innlandet, Oslo.
Qytetet
Janë rreth 100 qytete në Norvegji. Këta janë dhjetë qytetet më të mëdhenj:
- Oslo
- Bergen
- Trondheim
- Stavanger
- Kristiansand
- Fredrikstad
- Tromso(Trumso)
- Sandnes
- Drammen
- Sarpsborg
Fakte tjera gjeografike
- Maja më e lartë është Galdhøpiggen. Ajo është 2469 metra e lartë.
- Liqeni më i madh i Norvegjisë është liqeni Mjøsa. Ai është 365 kilometra katrorë i madh.
- Lumi më i gjatë i Norvegjisë është Glomma. Ai është 611 km i gjatë.
- Përgjatë bregdetit ka shumë fjorde, dhe më i gjati prej tyre është Sognefjord. Ai është 204 kilometra i gjatë dhe 1308 metra i thellë në vendin më të thellë të tij.
- Gati gjysma e sipërfaqes në Norvegji përbëhet nga zona malore, dhe rreth një e treta e sipërfaqes mbulohet me pyje. Vetëm dy përqind e Norvegjisë është e ndërtuar (ndërtesa dhe rrugë).