Demokracia dhe shoqëria e mirëqenies

Të drejtat dhe liritë në një demokraci


Norvegjia është një demokraci. Fjala demokraci është me origjinë greke dhe do të thotë sundimi i popullit. Populli e udhëheqë politikën në Norvegji përmes zgjedhjeve të partive politike dhe përfaqësuesve në Parlament, në parlamentin e Prefekturës dhe në udhëheqësi komunale. Në këtë mënyrë, është shumica që vendosin. Por një parim është i rëndësishëm se, shumica duhet t’i kushtojë vëmendje mendimeve të pakicës, kur të bëhet projektimi i politikës.

Në një demokraci qytetarët kanë të drejtat dhe liritë e caktuara:

Të drejtat e njeriut

Flamuri i OKB-së Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
Të drejtat e njeriut vlejnë për të gjithë, dhe janë të drejta që ne i kemi, sepse ne jemi njerëz – jo sepse ne jetojmë në disa vende të përcaktuara në botë, ose i përkasin një feje të caktuar apo një grupi të posaçëm etnik. Prandaj ne themi se të drejtat e njeriut janë universale. Të drejtat e njeriut thonë në rend të parë diçka rreth marrëdhënieve në mes individit dhe shtetit.

Në vitin 1948 OKB-ja miratoi një deklaratë për të drejtat e njeriut. Deklarata e të drejtave të njeriut vlen për gjithë njerëzit, dhe në mes tjerash qartë thekson se:

  • të gjithë njerëzit lindin të lirë, të barabartë në dinjitet, dhe me të drejtat të njeriut të barabarta
  • të gjithë njerëzit kanë të njëjtat drejta të njeriut pavarësisht nga gjinia, feja, raca, bindjet politike, kombësia, etj.
  • të gjithë njerëzit kanë të drejtën e lirisë dhe sigurisë personale. Tortura në të gjitha format e saj është e ndaluar.
  • të gjithë njerëzit duhet të kenë të drejtën ligjore
  • të gjithë njerëzit kanë të drejtë të ndikojnë në situatën politike në vendin e tyre duke votuar në votime të lira dhe të fshehta

Në Norvegji, pjesë më e madhe e deklaratës së OKB-së e të drejtave të njeriut, është e përfshirë në ligje.

Barazia

Personar i rullestol Homofilt par Zonjat e moshuara në shëtitje Fem barn sammen

Tradicionalisht, termi i barazisë është nënkuptuar se femrat dhe meshkujt duhet të kenë të drejta të barabarta dhe mundësi të barabarta. Sot termi ka një kuptim më të gjerë: Të gjithë njerëzit – pavarësisht nga mosha, përkatësia etnike, aftësisë së kufizuar, gjinisë, religjionit dhe orientimit seksual – duhet të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta.
Barazia është, në mes tjerash, për të pasur mundësi të barabartë për të ndikuar që përgjegjësitë dhe ngarkesat duhet të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe çdokush duhet të ndjehet i sigurt se nuk do të ekspozohet për t`u abuzuar.

Liria e shprehjes

Liria e shprehjes do të thotë se çdokush mund të shpreh lirshëm mendimin e vet, në mes tjerash duke përfshirë politikën dhe religjionin, për të diskutuar lirisht me të tjerët dhe të shkruar lirisht në lidhje me mendimet e veta, pa u ndëshkuar për këtë.

Megjithatë, është një kufi në mes të lirisë për të thënë dhe të shkruar çdo gjë që dëshironi dhe për të folur keq për të tjerët. Prandaj, ne kemi disa ligje që kufizojnë lirinë e shprehjes. Kjo është për shembull, nuk lejohet që një person të vij me shprehje raciste dhe diskriminuese në debatin publik, as me gojë ose me shkrim.

Liria e shprehjes vlen për personat privat dhe për radio, televizion dhe gazeta.

Sigurie juridike/ligjore

Në Norvegji, qytetarët kanë siguri të mirë juridike. Kjo përfshin, në mes tjerash, si vijon:

  • Askush nuk mund të dënohet me burgim, pa pasur një gjykim së pari. Një gjykim do të thotë se, një juri e pavarur vendos nëse personi i akuzuar është fajtor apo jo, dhe një gjykatës i pavarur të vendosë se çfarë lloji i dënimit është aktual në qoftë se i akuzuari është gjetur fajtor. Megjithatë, personat mund të mbahen në paraburgim para gjykimit, përderisa policia punon për të sqaruar një çështje penale.
  • Të gjithë të akuzuarit kanë të drejtë për mbrojtje.
  • Gjykatat janë të pavarura. Kjo do të thotë se ata nuk do të lejojnë veten të ndikohen nga politikanët, mediat apo të tjerët, në punën e tyre me raste konkrete. Si Parlamenti, qeveria ose autoritetet e tjera shtetërore nuk mund të ndërhyjnë në vendimet gjyqësore.
  • Asnjë ligj nuk ka fuqi prapavepruese. Kjo do të thotë se ai ligj që ishte i vlefshëm në atë momentin kur dikush bëri diçka, ai do të përdoret kur çështja e fajit do të përcaktohet ose të vendoset dënimi.

Liria fetare dhe liria e besimit

Liria fetare dhe liria e besimit, do të thotë se njerëzit janë të lirë të zgjedhin cilit religjion ose botëkuptim jetësor ata duan ti takojnë. Askush nuk ka të drejtë të detyrojë të tjerët në një grup fetar ose bashkësi fetare ose ta detyroj të largohet nga ato. Nga mosha 15 vjeçare, secili ka të drejtë të anëtarësohet në ose largohet nga komuniteti fetar/botëkuptimeve jetësore, vullnetarisht duke vendosur vetë personi, pavarësisht nga ajo që mendojnë të tjerët. Askush nuk mund të persekutohet ose të dënohet për shkak të përkatësisë së tyre fetare.

Po aq e rëndësishme është që të gjithë janë të lirë të zgjedhin fenë / botëkuptimin jetësor vet, kjo është sepse ne kemi të njëjtën liri për të mos qenë përkatës të ndonjë religjioni ose botëkuptimi jetësor.

Liria e organizimit

Liria e organizimit ka domethënie për disa gjëra. Këto janë disa nga më të rëndësishmet:

  • Njeriu ka të drejtë të jetë anëtarë i partive politike apo organizatave, pa rrezikuar persekutim apo ndëshkim.
  • Njeriu ka të drejtë të jetë anëtarë i sindikatave pa u rrezikuar se do të persekutohet apo ndëshkohet. Në situata të caktuara, gjithashtu ka të drejtë për të dal në grevë.
  • Njeriu ka të drejtë të shpreh mendimet e veta përmes demonstratave ligjore.

Faktet

E drejta e votimit

  • Mosha e të drejtës së votimit në Norvegji është 18 vjet.
  • Për të votuar në zgjedhjet parlamentare, ju duhet të jeni shtetas norvegjez.
  • Për të votuar për kryesinë e prefekturës dhe komunës, duhet të keni jetuar në Norvegji, tre vitet e fundit para zgjedhjeve.
  • Në Norvegji kemi pasur të drejtë të përgjithshme të votimit, që nga viti 1913, kur gratë fituan të drejtën e votës.

Paragrafi kundër racizmit (§185 i Kodit penal)

«Çdo person që me dashje ose nga pakujdesia e rëndë, publikisht e publikon/thotë një shprehje diskriminuese apo urrejtëse, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Si liria e shprehjes, gjithashtu përfshihet edhe përdorimi i simboleve. Çdokush që, në prani të tjerëve qëllimisht ose në mënyrë të rëndë shpreh një vepër të tillë të lartë përmendur, përfshihet në këtë paragraf ligjor, shih paragrafin e dytë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Një shprehje diskriminuese ose një shprehje me urrejtje, do të thotë kërcënuese apo fyerje e dikujt, ose nxitjen e urrejtjes, persekutimi apo përbuzja ndaj dikujt, për shkak të

  • a) ngjyrës së lëkurës, origjinës kombëtare ose etnike,
  • b) religjionit apo besimit,
  • c) orientimit homoseksual, ose
  • d) aftësive të kufizuara.»

Paragrafi kundër racizmit është diskutuar shumë. Disa njerëz duan që të heqin atë, sepse ata mendojnë se është në kundërshtim me lirinë e shprehjes. Shumë pak njerëz kanë qenë të dënuar sipas këtij neni.

22. korrik 2011

22 korrik 2011 është një përvjetor në historinë moderne norvegjeze. Këtë ditë Norvegjia ka përjetuar një aksion terrorist. Tetë persona u vranë kur një bombë shpërtheu te ndërtesat e qeverisë në Osllo, dhe në Utøya ishin qëlluar dhe vrarë 69 persona, në një kamp politik veror për rininë. Përveç kësaj, shumë njerëz tjerë u plagosën. Autori i të dy ngjarjeve, ishte personi i njëjtë.