Historia, gjeografia dhe mënyra e jetesës

Klima

Norvegjia ka katër stinë: pranverën, verën, vjeshtën dhe dimrin.

Klima në Norvegji ndryshon nga një pjesë në pjesën tjetër të vendit. Mund të jenë variacione të mëdha brenda një rajoni, dhe mund të ketë ndryshime të mëdha nga viti në vit. Në përgjithësi mund të themi se zonat bregdetare kanë dimra të butë dhe pak dëborë, ndërsa zonat në brendësi kanë dimra të ftohtë me shumë borë. Si barazpeshë në brendësi të vendit shpesh verërat janë të nxehta dhe të thata. Norvegjia Perëndimore ka më shumë të reshura shiu se Norvegjia Lindore.

Shpesh ka shumë erëra përgjatë bregdetit, sidomos gjatë vjeshtës.

Poashtu ka dallime të mëdha në kohëzgjatje të dritës ditore në veri dhe në jug të vendit. Sa më lartë në veri ju jeni, ditët janë më të shkurtra gjatë dimrit. Në Hammerfest, i cili është qyteti më verior i Evropës në pjesën tokësore, është errësirë gati dy muaj gjatë dimrit. Atëherë nuk ka aspak dritë gjatë ditës. Por gjatë verës është krejt e kundërt. Atëherë dielli shkëlqen në mesnatë, dhe kjo quhet dielli i mesnatës.

Midnattssol

Në jug të vendit është edhe një dallim i madh, se sa janë ditët e gjata gjatë verës dhe dimrit. Por në jug nuk ka as errësirë tërë kohën, apo diell në mesnatë. Është rrethi polar, i cili gjendet pak më në veri nga Mo i Rana, që shënon kufirin e regjionit që ka kohën e errësirës dhe diellin e mesnatës.

Faktet

Temperaturat

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Norvegji, është plus 35,6 gradë Celsius (Nesbyen, 20 korrik 1970).

Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Norvegji, është minus 51,4 gradë Celsius (Karasjok, 1 janar 1886).

Rrymat e lehta oqeanike

Edhe pse Norvegjia ndodhet larg në veri, klima është më e butë se në shumë regjione të tjera veriore të botës. Kjo është për shkak të rrymave të lehta oqeanike që vijnë nga Gjiri i Meksikës në Amerikën Qendrore, që shtrihen lartë deri në bregdetin e Norvegjisë, dhe japin nxehtësi.