Klima
Norvegjia ka katër stinë: pranverën, verën, vjeshtën dhe dimrin.
Klima në Norvegji ndryshon nga një pjesë në pjesën tjetër të vendit. Mund të jenë variacione të mëdha brenda një rajoni, dhe mund të ketë ndryshime të mëdha nga viti në vit. Në përgjithësi mund të themi se zonat bregdetare kanë dimra të butë dhe pak dëborë, ndërsa zonat në brendësi kanë dimra të ftohtë me shumë borë. Si barazpeshë në brendësi të vendit shpesh verërat janë të nxehta dhe të thata. Norvegjia Perëndimore ka më shumë të reshura shiu se Norvegjia Lindore.
Shpesh ka shumë erëra përgjatë bregdetit, sidomos gjatë vjeshtës.
Poashtu ka dallime të mëdha në kohëzgjatje të dritës ditore në veri dhe në jug të vendit. Sa më lartë në veri ju jeni, ditët janë më të shkurtra gjatë dimrit. Në Hammerfest, i cili është qyteti më verior i Evropës në pjesën tokësore, është errësirë gati dy muaj gjatë dimrit. Atëherë nuk ka aspak dritë gjatë ditës. Por gjatë verës është krejt e kundërt. Atëherë dielli shkëlqen në mesnatë, dhe kjo quhet dielli i mesnatës.
Në jug të vendit është edhe një dallim i madh, se sa janë ditët e gjata gjatë verës dhe dimrit. Por në jug nuk ka as errësirë tërë kohën, apo diell në mesnatë. Është rrethi polar, i cili gjendet pak më në veri nga Mo i Rana, që shënon kufirin e regjionit që ka kohën e errësirës dhe diellin e mesnatës.