Historia, gjeografia dhe mënyra e jetesës

Traditat dhe festat

Përvjetorët

Dita e parë e vitit të ri

Viti fillon në janar. 1 janarin e quajmë ditën e parë të vitit të ri. Këtë ditë janë shumica e dyqaneve të mbyllura, shumë kanë pushim nga puna dhe fëmijët janë të lirë nga shkolla.

Dita e gruas

8 marsi është Dita ndërkombëtare e gruas. Në vitet 1970-ta ka pasur shumë e më shumë njerëz të angazhuar në punën për barazi gjinore dhe për të drejtat e gruas. Dita ndërkombëtare e gruas është shënuar në Norvegji çdo vit, që nga viti 1972. Dita e 8 marsit nuk është një ditë e lirë zyrtare.

Pashkët
Në mars ose në prill janë pashkët. Koha ndryshon nga viti në vit.

Pashkët janë festë e krishterëve. Por, për një numër të madh, pashkët nuk kanë të bëjnë kryesisht për fenë, por janë disa ditë të lira shtesë pas një dimri të gjatë.

E enjtja e madhe, nata e pashkëve dhe dita e parë e pashkëve janë ditë festash. Atëherë janë dyqanet mbyllur, dhe shumica i kanë ditë të lira nga puna. Nxënësit kanë të lirë për pashkë, dhe shumë punëtorë marrin pushime, si shtesë të këtyre ditëve festive.

Dita e ngritjes së Krishtit në qiell dhe rrëshajat

40 ditë pas pashkëve është dita e ngritjes së Krishtit në qiell, dhe 50 ditë pas pashkëve janë rrëshajat. Të dyja janë festa krishtere. Dita e ngritjes së Krishtit në qiell dhe dita e dytë e rrëshajave janë ditë të lira.

Dita e punëtorëve

Dita ndërkombëtare e punëtorëve është 1 maji.

Këtë ditë shumë shkojnë në paradë (parakalim), dhe tregojnë se me çfarë çështje politike janë të preokupuar.

1 Maji është një festë shtetërore.

Dita kombëtare
17.mai 17.mai 17.mai

17 maji është dita kombëtare e Norvegjisë. Ne e festojmë këtë ditë sepse Norvegjia e bëri kushtetutën e vet më 17 maj të vitit 1814.

17 maj është në rend të parë dita e fëmijëve. Pothuajse të gjitha çerdhet e fëmijëve dhe fëmijët e shkollave fillore shkojnë në paradë(tren/parakalim), duke valëvitur me flamurin norvegjez dhe këndojnë. Shumica janë veshur bukur. Së pari parakalon trupi muzikor me uniforma të bukura. Shumë fëmijë luajnë në instrumente në këto trupa muzikore.

Për 17 maj fëmijët mund të hanë akullore dhe suxhuk/salsiçe sa të duan. Fëmijët në Norvegji gëzohen shumë për këtë ditë.

17 Maj është një ditë e lirë shtetërore.

Krishtlindja/Kërshëndellat

Në dhjetor shumica në Norvegji festojnë krishtlindjet. Krishtlindja është një ditë e shenjtë tek krishterët që shënon lindjen e Jezusit.

Krishtlindja dhe festimi i krishtlindjeve janë një traditë që është e rëndësishme për shumicën e njerëzve. Krishtlindjet janë në rend të parë një festë familjare.

Krishtlindjet janë në kohën më të errët të vitit, dhe për shumicën ky festim do të thotë dritë dhe ngrohtësi, kur jashtë është më së errëti dhe më së ftohti. Shumë kohë para se Norvegjia u bë një shtet i krishterë, ishte e zakonshme me festime të mëdha në këtë kohë të vitit – ndoshta vetëm për të bërë dritë në errësirë.

Ditën e 24 dhjetorit, ne e quajmë mbrëmjen e krishtlindjes. Atëherë është e zakonshme për të ngrënë një darkë tradicionale të krishtlindjes së bashku me familjen. Traditat janë të ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit. Shumica kanë traditat e tyre dhe mendojnë se është e rëndësishme për t`i mbajtur ato. Është e zakonshme për t`i dhënë dhurata njëri tjetrit në mbrëmjen e krishtlindjes – dhuratat e krishtlindjes.

Në kohën para krishtlindjes, shumë dërgojnë letra, e-mail apo mesazhe të tjera për miqtë dhe familjen, dhe urojnë atyre një krishtlindjeve të këndshme.

Nxënësit janë të lirë gjatë krishtlindjeve dhe shumë punëtorë marrin pushime.

Dyqanet janë mbyllur për disa ditë gjatë festave të krishtlindjeve.

Mbrëmja e vitit të ri
Fyrverkeri

Më 31 dhjetor shumë njerëz festojnë natën e vitit të ri me familje dhe miq. Shumë ndezin fishekzjarrë. Në mesnatë ka shpesh pamje të mrekullueshme kur raketa dhe fishekzjarrë tjera ndriçojnë qiellin e errët.

Mbrëmja e vitit të ri nuk është një ditë e lirë.

Disa tradita dhe përvjetorë që nuk ndjekin kalendarin

Ditëlindja

Një fëmijë që ka ditëlindjen duke i fikur qirinjtë mbi tortë

Është e zakonshme për të festuar ditëlindjet, sidomos për fëmijët. Përveç festimeve familjare që kemi, për festimin e ditëlindjes, shpesh, fëmijët ftojnë shokë nga çerdhja e fëmijëve ose shkolla.

Shumica festojnë në shtëpitë e tyre, por disa e festojnë edhe diku tjetër, për shembull, në një piceri, pishinë apo në një qendër të aktiviteteve për fëmijë.
Të ftuarit kanë me vete një dhuratë të vogël, për fëmijën që ka ditëlindjen.

Dasma

Brudepar

Çdo vit, martohen rreth 23 000 çifte në Norvegji. Disa prej tyre martohen në kishë, ndërsa pjesa tjetër martohen në një zyrë shtetërore. Është po ashtu e lejuar që personat e gjinisë së njëjtë të martohen.

Shumica e atyre që martohen, e festojnë këtë së bashku me familjen dhe shoqërinë.

Është e zakonshme për dasmorët dhe të tjerët që e njohin çiftin, ose familjen e çiftit, t`ia dhurojnë një dhuratë të martuarve.

Pagëzimi

Në Norvegji lindin rreth 60 000 fëmijë çdo vit.

Mes 50 dhe 60 për qind e tyre e bëjnë pagëzimin në kishë, përderisa ata janë foshnje. Kur një fëmijë e bënë pagëzimin, bëhet anëtar i kishës. Prindërit vendosin nëse fëmiu do të pagëzohet apo jo.

Kur një fëmijë është pagëzuar, zakonisht bëhet një festë e madhe në familje, dhe fëmiu i pagëzuar merr dhurata.

Për fëmijët të cilët nuk pagëzohen në kishë, shpesh bënë familja një festë jo-fetare për fëmijën. Disa janë të organizuar në një festë të emërimit humanist, ndërsa të tjerët kanë një festë krejtësisht private.

Konfirmimi

Kur të rinjtë janë 14-15 vjeç, ata mund të zgjedhin për t`u konfirmuar. Nëse konfirmohen në kishë, kjo do të thotë se ata duan të vazhdojnë të janë anëtar të kishës. Konfirmimi është një mënyrë për të vërtetuar pagëzimin.

Në dekadën e fundit është bërë gjithnjë e më shumë e zakonshme, konfirmimi humanist, d.m.th. një festë e një të riu pa përmbajtje fetare.

Në periudhën para konfirmimit, të rinjtë shkojnë në një kurs përgatitor, në kishë ose në një organizatë të botëkuptimit jetësor. Në kursin për konfirmim të kishës, të rinjtë mësojnë për krishterimin dhe diskutojnë pyetje etike dhe morale. Në kurs për konfirmim humanist, të rinjtë mësojnë për humanizëm dhe diskutojnë botëkuptimet jetësore, për etikën dhe moralin.

Kur një i ri është konfirmuar, kjo zakonisht është një festë e madhe në familje, dhe i konfirmuari merr dhurata.

Rreth 60 për qind e të rinjve konfirmohen në kishë. Janë rreth 20 për qind që zgjedhin një konfirmim humanist. Rreth 20 përqind e të rinjve nuk konfirmohen.

Varrimi

Kiste

Çdo vit, vdesin rreth 40 000 njerëz në Norvegji. Përafërsisht 90 për qind të tyre varrosen në regjinë e kishës. Kjo do të thotë se një prift drejton ceremoninë gjatë varrimit.

Ka dy lloje kryesore të varrimit: varrimi me arkivol dhe urnë. Në një varrim me arkivol, arkivoli me kufomën e të vdekurit futet në tokë, ndërsa varrimi me urnë, i vdekuri krezmohet, dhe urna me hirin futet poshtë nën tokë.

Kremimi është bërë gjithnjë e më i zakonshëm në Norvegji. Rreth 40 për qind e atyre që vdesin do të djegën.

Faktet

1 janar: Dita e parë e vitit të ri.

8 mars: Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Në mars / prill: Pashkët.

40 ditë pas pashkëve: dita e ngritjes së Krishtit në qiell.

50 ditë pas pashkëve: Rrëshajat.

1 Maj: Dita Ndërkombëtare e punëtorëve.

17 Maj: Dita kombëtare e Norvegjisë.

24 dhjetor: Krishtlindja/Kërshëndellat

31 Dhjetor: Nata e vitit të ri