Fetë dhe botëkuptimet jetësore në Norvegji
Edhe pse Norvegjia ka një kishë kombëtare, ëgziston liria e plotë e religjionit. Kjo do të thotë se secili mund të praktikoj fenë e tij, pa pasur nevojë të frikësohet se mund të përndjekjet ose dënohet për këtë. Kjo gjithashtu do të thotë se, çdo individ është i lirë të vendosë se cilit religjion ai don ti takojë. Po aq e rëndësishme është që çdo individ është gjithashtu i lirë të zgjedhë që mos t`i përkas anjë religjioni.
Komuniteti më i madh fetar në Norvegji është Kisha norvegjeze. Rreth 70 për qind e popullatës janë anëtarë këtu. Edhe pse shkalla e anëtarësisë është e lartë, kjo nuk do të thotë se feja është një aspekt i rëndësishëm në jetën e gjithsecilit. Statistikat tregojnë, për shembull, se vetëm dymbëdhjetë për qind e norvegjezëve shkojnë në kishë më shumë se një herë në muaj. 37 për qind thonë se, ata kurrë nuk shkojnë në kishë. Por kisha është ende e rëndësishme për shumicën e popullatës për ceremoni si pagëzimet, konfirmimet, martesat dhe varrimet, si dhe për krishtlindje.
Komunitetet e ndryshme fetare marrin para prej shtetit për veprimtarinë e tyre
Komunitetet fetare dhe të botëkuptimeve jetësore, mund të marrin ndihmë ekonomike nga shteti dhe komuna. Komunitetet e pranuara fetare dhe të botëkuptimeve jetësore, marrin mbështetje ekonomike për secilin anëtarë të tyre, sikurse merr edhe Kisha norvegjeze.
Norvegjia është një shoqëri shumë kulturore dhe laike
Norvegjia u bë krishtere para rreth 1000 viteve. Që prej reformimit, në shekullin e 15-të, krishterimi Luterian (protestantizëm), ka qenë religjioni që ka dominuar në Norvegji.
Më parë ishte e ndaluar për norvegjezët të tërhiqen nga kisha shtetërore, dhe për herë të parë, rreth vitit 1850, lejohet për komunitetet fetare jo-krishtere të organizohen në Norvegji.
Sot, shoqëria është bërë gjithnjë e më laike. Kjo do të thotë që feja ka më pak rëndësi në shoqëri se më parë, si në mesin e individëve si dhe atëherë, kur ligjet kombëtare duhet të formulohen.
Religjionet e ndryshme dhe grupet e botëkuptimeve jetësore në Norvegji
Rreth 30 për qind e popullsisë në Norvegji nuk janë anëtarë të Kishës kombëtare. Rreth gjysma e këtyre janë pjesëtarë të komuniteteve të tjera fetare apo të botëkuptimeve jetësore, ndërsa gjysma tjetër nuk është anëtar e ndonjë komuniteti të tillë.
Ata që i takojnë komuniteteve fetare dhe botëkuptimeve jetësore jashtë kishës norvegjeze, janë të shpërndarë si vijon: