Shteti, prefektura dhe komunat
Në Norvegji janë 11 Prefektura dhe 356 komuna. (Oslo është një komunë, njëkohësisht edhe një prefekturë)
Prefekturat dhe komunat janë si rajone gjeografike edhe njësi udhëheqëse politike/administrative. Si prefekturat, po ashtu edhe komunat kanë autonomi të vendosin në disa çështje, edhe pse shteti vendos shumë gjëra. Shteti gjithashtu përcakton kornizën për prefekturat dhe komunat. Shteti vendos në tërë vendin, ndërsa prefekturat dhe komunat vendosin vetëm në nivelin lokal.
Qeverisja politike dhe administrative
Shteti, prefekturat dhe komunat qeverisen prej politikanëve të zgjedhur nga populli. Kjo do të thotë se politikanët i diskutojnë çështje e ndryshme, dhe vendosin se cila politikë duhet të zbatohet në fusha të ndryshme. Por është tek byrokratët – punëtorët e shtetit, punëtorët e prefekturave dhe komunave – të cilët e zbatojnë politikën në praktikë.