Demokracia dhe shoqëria e mirëqenies

Parlamenti dhe qeveria

Parlamenti

Stortingsbygningen - © Stortingsarkivet/ foto: Teigens fotoatelier as.
Parlamenti norvegjez, quhet Storting. Në Parlament janë ulur 169 përfaqësues të zgjedhur nga populli për katër vjet. Ata përfaqësojnë parti të ndryshme politike. Parlamenti është pushteti më i lartë shtetëror në Norvegji. Këto janë detyrat kryesore të Parlamentit:

  • të miratojë ligje të reja dhe ndryshojë ligjet e vjetra
  • të miratojë buxhetin shtetëror
  • të kontrollon qeverinë dhe administratën shtetërore
  • të diskutojë çështje politike dhe projekte të mëdha

Stortingssalen - © Stortingsarkivet/ foto: Teigens fotoatelier as.

Debatet politike në Parlament janë të hapura për publikun. Kushdo që do, mund të marrë pjesë dhe të dëgjojë politikanët duke diskutuar. Megjithatë, publiku nuk ka të drejtë të flasë apo të komentojë rreth çështjeve në Parlament. Çdokush mund ti bëj pyetje anëtarëve të parlamentit përmes postës elektronike apo me letër të rregullt. E-mail adresa për të gjithë përfaqësuesit dhe shumë informata tjera, mund të gjeni në stortinget.no.

Qeveria

Pas zgjedhjeve parlamentare, një ose më shumë parti politike, krijojnë një qeverie të re. Qeveria përbëhet nga ministrat (udhëheqësit politik për çdo ministri) dhe Kryeministrit.
Një nga detyrat e qeverisë është të propozojë ligje të reja dhe ndryshimin e ligjeve, por është Parlamenti që miraton ligjet dhe ndryshimet ligjore.
Qeveria do të sigurojë që çështjet që do të miratohen në Parlament, të zbatohen në praktikë. Gjithashtu, qeveria çdo vit bën propozimin e buxhetit shtetëror.
Çdo të premte, qeveria takohet me mbretin. Ministrat informojnë mbretin mbi çështjet e ndryshme politike. Këto mbledhje quhen Këshilli i ministrave drejtuar nga mbreti. Mbreti nuk ka fuqi politike, por këto mbledhje janë ende të rëndësishme.
Kur disa parti bashkëpunojnë për të formuar qeverinë, kjo quhet një qeveri koalicioni. Nëse partia apo partitë në qeveri, së bashku mbajnë shumicën në parlament, ne e quajmë atë një qeveri e shumicës. Në anën tjetër, ne e quajmë atë një qeveri e pakicës nëse partia apo partitë që formojnë qeverinë, kanë më pak se gjysmën e përfaqësuesve në Parlament.
Në vitet e fundit, të gjitha qeveritë në Norvegji kanë qenë qeveri e koalicionit.

Principi i ndarjes së pushtetit:

Faktet

Principi i ndarjes së pushtetit/fuqisë

Principi i ndarjes së pushtetit ndan fuqinë në mes tre autoriteteve të pavarura/tre organeve të pavarura të pushtetit:

  • Një organ ligjvënës – parlamenti, i cili miraton ligjet.
  • Një organ ekzekutiv – qeveria, e cila propozon ligje dhe përkujdeset që ata të vihen në zbatim dhe të realizohen.
  • Një organ gjyqësor – gjykatat, që gjykojnë në raste konkrete.