Demokracia dhe shoqëria e mirëqenies

Zgjedhjet dhe partitë politike

Zgjedhjet

Çdo të dytin vit ka zgjedhje politike në Norvegji. Zëvendësohet ndërmjet zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale (kuvendi i prefekturës dhe zgjedhjet komunale). Do të thotë, Parlamenti zgjidhet çdo të katërtin vit dhe e njëjta vlen edhe për kuvendet e prefekturave dhe udhëheqësve komunalë.

I avlukket En dame som stemmer ved valg

Partitë politike miratojnë një program partiak në kongreset e tyre. Këtu shkruajnë programin për çështjet që ata duan të punojnë me to, në periudhën para zgjedhjeve që do të vijnë, do të thotë në periudhën e zgjedhjeve që vjen. Zgjedhjet në Norvegji janë të fshehta. Kjo do të thotë që askush nuk mund ta dijë se për kënd keni votuar ju dhe ju nuk keni nevoj t`i tregoni askujt për votimin e juaj. Ju vendosni vet se kujt di t`ia jepni votën e juaj, dhe nuk është e pazakontë që anëtarët e familjes, të votojnë për parti të ndryshme politike.

Partitë politike

Ka shumë parti të ndryshme politike në Norvegji, dhe kur janë zgjedhjet, ka shumë altenativa për të zgjedhur. Janë afër 20 parti të ndryshme politike, të regjistruara në Norvegji. Në periudhën parlamentare 2013-2017, tetë prej këtyre partive janë të përfaqësuara në parlament. Ne përafërsisht mund t`i plasojmë partitë më të mëdha në një shkallë nga “socialiste” deri në “jo-socialiste”, si më poshtë: Rødt SV Ap SP KrF Venstre Høyre FrP

Fuqia(pushteti) formale dhe joformale

Politikanët në Parlament miratojnë ligjet, ndryshimet në ligje dhe buxhetet. Në këtë mënyrë, ata kanë fuqi formale për të ndikuar në politikën që do të zbatohet në nivel kombëtar dhe në nivel lokal. Përveç kësaj, ka shumë aktor që kanë atë që ne e quajmë fuqi joformale. Që do të thotë se ata ndikojnë mbi politikën në mënyra të ndryshme.

Mediat
Mediat (radio, televizioni, interneti, gazetat, etj.) në Norvegji janë të lira. Kjo do të thotë se ata mund të publikojnë informacionin që ata duan, pavarësisht se cila parti politike është në pushtet. Por mediat po ashtu duhet të qëndrojnë brenda kufijve të lirisë së shprehjes. Mediat kanë fuqi të madhe ndikimi. Ne themi se mediat përcaktojnë rendin e ditës, dhe duke vepruar si qeni rojtarë kur diçka është e gabuar. Në këtë mënyrë ata ndikojnë tek shikuesit e rregullt / lexuesit / dëgjuesit dhe politikanët.

Organizatat e interesit
Është liri e organizimit në Norvegji. Kjo do të thotë se, në mes tjerash, qytetarët lirisht mund të formojnë dhe të hyjnë në, ose të largohen nga grupet e ndryshme të interesit.

Shembuj të këtyre organizatave janë:

  • organizatat për personat me aftësi të kufizuara të ndryshme dhe sëmundjeve të ndryshme
  • organizatat për të drejtat e femrave
  • organizatat për të drejtat e fëmijëve
  • organizatat për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës
  • organizatat që luftojnë për çështje të ndryshme në komuna

Ashtu sikurse mediat, organizata të tilla mund të kenë fuqi të madhe ndikimi. Ato ndikojnë te shikuesit e rregullt / lexuesit / dëgjuesit dhe politikanët. Kur individët ose organizatat përpiqen të ndikojnë tek politikanët dhe vendimet e tyre në mënyra joformale, këtë gjë e quajmë lobim.

Faktet

E drejta e votimit

  • Mosha e të drejtës së votimit në Norvegji është 18 vjet.
  • Për të votuar në zgjedhjet parlamentare, ju duhet të jeni shtetas norvegjez.
  • Për të votuar për kryesinë e prefekturës dhe komunës, duhet të keni jetuar në Norvegji, tre vitet e fundit para zgjedhjeve.