Monarkia norvegjeze

Norvegjia është një monarki. Kreu i shtetit në një monarkie është një mbret apo një mbretëreshë. Në Norvegji, mbreti ka shumë pak pushtet politik, por ai ka një rol formal, duke e mbajtur mbledhjen e këshillit të ministrave për qeverinë çdo javë, dhe të nënshkruajë të gjitha vendimet zyrtare të qeverisë dhe sanksionon ligjet e miratuara nga Parlamenti.
Monarku (mbreti / mbretëresha) nuk zgjidhen nga populli në zgjedhjet politike. Titulli kalon në trashëgim nga prindi tek fëmija. Mbreti i Norvegjisë quhet Harald i 5-të. Ai është i martuar me mbretëreshën Sonja. Ata kanë dy fëmijë – Princeshën Martha Louise (lindur më 1971) dhe Princi/trashëguesi i fronit/kurorës Haakon Magnus(Hokun Magnys) (lindur më 1973). Trashëguesi i kurorës princi Haakon Magnus do të trashëgojë titullin mbretëror nga babai i tij. Vajza e tij Princesha Ingrid Alexandra (lindur më 2004) është trashëgimtarja e ardhshme e fronit norvegjez.