Demokracia dhe shoqëria e mirëqenies

Monarkia norvegjeze

Kongeparet og Kronprinsparet, (Foto: Sølve Sundsbø / Det kongelige hoff)

Norvegjia është një monarki. Kreu i shtetit në një monarkie është një mbret apo një mbretëreshë. Në Norvegji, mbreti ka shumë pak pushtet politik, por ai ka një rol formal, duke e mbajtur mbledhjen e këshillit të ministrave për qeverinë çdo javë, dhe të nënshkruajë të gjitha vendimet zyrtare të qeverisë dhe sanksionon ligjet e miratuara nga Parlamenti.

Monarku (mbreti / mbretëresha) nuk zgjidhen nga populli në zgjedhjet politike. Titulli kalon në trashëgim nga prindi tek fëmija. Mbreti i Norvegjisë quhet Harald i 5-të. Ai është i martuar me mbretëreshën Sonja. Ata kanë dy fëmijë – Princeshën Martha Louise (lindur më 1971) dhe Princi/trashëguesi i fronit/kurorës Haakon Magnus(Hokun Magnys) (lindur më 1973). Trashëguesi i kurorës princi Haakon Magnus do të trashëgojë titullin mbretëror nga babai i tij. Vajza e tij Princesha Ingrid Alexandra (lindur më 2004) është trashëgimtarja e ardhshme e fronit norvegjez.
Kong Harald, Kronprins Haakon og Prinsesse Ingrid Alexandra, (Foto: Morten Brun, Det kongelige hoff)

Faktet

Mbretërit

Që nga ndarja nga unioni me Suedinë në vitin 1905, Norvegjia ka pasur tre mbretër:

    • Haakon(Hokun) i 7-të (mbret 1905–1957)
    • Olav i 5-të (mbret 1957–1991)
    • Harald i 5-të (mbret nga 1991– dita e sotme)

Kong Haakon med kronprins Olav på armen, 1905, (Oslo Museum, ukjent fotograf)