Demokracia dhe shoqëria e mirëqenies

Pjesëmarrja e Norvegjisë në organizatat ndërkombëtare

Norvegjia është anëtare i disa organizatave ndërkombëtare që ndikojnë në politikën norvegjeze, në mes tjerash OKB, NATO dhe EØS(Marrëveshja Evropiane për bashkëpunim ekonomik).

OKB

FN-flagget

Organizata e kombeve të bashkuara është një organizatë ndërkombëtare e cila u themelua më 24 tetor 1945. OKB-ja punon për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, dhe është një forum për dialog në mes të vendeve të ndryshme të botës. Sot, OKB-ja ka 193 vende anëtare. OKB-ja gjithashtu është duke punuar me të drejtën ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe të drejtave të njeriut. OKB-ja ka një rol të rëndësishëm si një organizatë për paqe ruajtjen. Vendet anëtare e financojnë OKB-në përmes kontributeve financiare. OKB-ja nuk ka fuqi të vërtetë/reale ligjore. Prandaj, vendimet që miratohen në OKB, nuk janë ligjërisht të detyrueshme për shtetet anëtare.

NATO

NATO-landene (Kilde: Wikimedia Commons)Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) është një aleancë e mbrojtjes me 29 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut. NATO-ja u themelua në vitin 1949. Shtetet anëtare janë obliguar reciprokisht përballë njëri-tjetrit për të qëndruar së bashku dhe për të luftuar në qoftë se, një ose më shumë nga vendet anëtare pushtohen nga një, ose më shumë vende të tjera.

EØS (Marrëveshja Evropiane për bashkëpunim ekonomik)

Norvegjia nuk është anëtare e BE-së, ne jemi megjithatë në një bashkëpunim ekonomik evropian të detyrueshëm. Ky bashkëpunim quhet EØS (Marrëveshja Evropiane për bashkëpunim ekonomik). Marrëveshja EØS(EEA) rregullon tregtinë dhe marrëdhëniet e tjera ekonomike ndërmjet vendeve të EØS(EEA). Në mes tjerash, ne ndjekim rregullat e BE-së në lidhje me lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, fuqisë punëtore dhe kapitalit.

Edhe pse Norvegjia nuk është anëtare e BE-së, ne jemi megjithatë në një bashkëpunim ekonomik evropian të detyrueshëm. Ky bashkëpunim quhet EØS (Marrëveshja Evropiane për bashkëpunim ekonomik). Marrëveshja EØS rregullon tregtinë dhe marrëdhëniet e tjera ekonomike ndërmjet vendeve të EØS-it. Në mes tjerash, ne ndjekim rregullat e BE-së në lidhje me lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, fuqisë punëtore dhe kapitalit.
EU- og EØS-området (Kilde: Wikicommons)Vendet që janë të ngjyrosura me ngjyrë të kaltër, janë anëtarë të BE-së.
Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni (me ngjyrë të gjelbër) janë vende që së bashku me vendet e BE-së janë në bashkëpunim EØS.

Marrëveshja e Shengenit

Marrëveshja e Shengenit është një marrëveshje që zëvendëson kontrollet kufitare midis shteteve kontraktuese me kontrollet e kufijve të jashtëm. Kjo përmban atë që vendet e Shengenit janë si një regjion i madh ku njerëzit nuk duhet të tregojnë një pasaportë apo një vizë të vlefshme në kufijtë e jashtëm për të hyrë. Kur një person është brenda zonës së Shengenit, mund të udhëtojë lirshëm në vendet e ndryshme pa hasur në kontroll të rregullt të pasaportave. (Kjo mund të ndryshohet në raste të veçanta, kështu që rekomandimi i policisë norvegjeze është që gjithmonë të keni me vete pasaportën për udhëtim jashtë vendit. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 1985 në Shengen, në Luksemburg. Sot marrëveshja përfshin 27 vende evropiane.

Vendet që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Shengenit: Schengen-området (Kilde: Wikicommons)