Demokracia dhe shoqëria e mirëqenies

Shoqëria e mirëqenies

Një shoqëri e mirëqenies është një shoqëri në të cilin aspekte të rëndësishme të standardeve të jetesës së njerëzve, arsimi dhe shëndetësia janë siguruar me ndihmë nga zgjidhjet e përbashkëta shtetërore. Në një shtet të mirëqenies, shteti i ndan pasuritë shtetërore në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë qasje në nevojat themelore, si strehimi, ushqimi, kujdesi mjekësor dhe shkollimi.

Shteti norvegjez i mirëqenies quhet një shtet i mirëqenies, sepse shteti dhe komuna kanë përgjegjësinë kryesore për mirëqenien.

Shoqëria mirëqenies financohet kryesisht nga qytetarët që paguajnë tatime dhe taksa. Përveç kësaj, shteti përdor, në mes tjerash, të ardhurat nga eksporti, si për shembull nga nafta dhe gazi, për të financuar të mirat e mirëqenies.

Edhe pse shteti ka përgjegjësinë kryesore për të mirat e mirëqenies, gjithashtu edhe organizatat vullnetare dhe individët privatë, e bëjnë një përpjekje të madhe.

Faktet

Një shoqëri e mirëqenies

  • Një shoqëri e mirëqenies është një shoqëri me një mirëqenie të lartë dhe një shpërndarje mjaft të barabartë të mirëqenies.
  • Mirëqenia kushton para. Çdokush që jeton në Norvegji kontribuon për mirëqenie duke paguar tatimet dhe taksat.