Detyrat kryesore të shoqërisë së mirëqenies
Shteti norvegjez i mirëqenies është tipik me një shkallë e lartë të përgjegjësisë shtetërore. Shteti, prefekturat dhe komunat, financojnë një pjesë të madhe të mirëqenies sociale, dhe gjithashtu kontrollojnë që banorët të ndjekin rregullat e sistemit. Qëllimi është që të gjithë qytetarët duhet të marrin trajtim të barabartë, dhe se të mirat e mirëqenies të shpërndahen në mënyrë të drejtë.
Në shumë shoqëri, është familja e cila ka përgjegjësinë kryesore për të ndihmuar anëtarët e familjes që kanë nevojë. Në Norvegji është gjithashtu e natyrshme dhe normale për të ndihmuar familjen dhe miqtë që kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë, por shteti sot ka marrë përsipër shumë nga kjo përgjegjësi.
Një shtet i mirëqenies siguron qytetarëve shumë të mira. Por është e rëndësishme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm se shteti i mirëqenies ka edhe obligime. Një parakusht i rëndësishëm që shoqëria e mirëqenies të funksionoj, është besimi. Duke pasur besim në dikënd do të thotë që ne mund t`u besojmë atyre. Ne duhet të jemi në gjendje të besojnë se rregulloret e mirëqenies shoqërore funksionojnë kur ne kemi nevojë për to. Shteti dhe komunat, nga ana e tyre duhet të kenë besim tek qytetarët, se ata japin informata të sakta, dhe se ata nuk keqpërdorin të mirat e mirëqenies.