Demokracia dhe shoqëria e mirëqenies

Të mirat e mirëqenies

Një zonjë e moshuar merr ndihmë mjekësore Personer i rullestol Eldre par Elever på biblioteket Barnehage Nyfødt barn på vekt
Këto foto tregojnë disa nga të mirat e mirëqenies në shoqërinë norvegjeze të mirëqenies.

Të mirat e mirëqenies në Norvegji janë universale. Kjo do të thotë se secili ka të drejtë të ketë dobi nga këto.

Edhe pse çdokush ka të drejtë të përdor të mirat e mirëqenies, nuk është qëllimi që të gjithë duhet të përdorin të gjitha të mirat e mirëqenies sociale.

Disa nga përfitimet e mirëqenies, përdorin shumica prej nesh për periudha të gjata të jetës tonë. Disa nga përfitimet e mirëqenies janë në mes tjerash, shkollimi dhe pensioni, të gjitha të financuara nga shteti i mirëqenis. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në Norvegji sot kanë, si për shembull, të drejtë dhe obligim për dhjetë vjet të shkollimit. Shumica prej nesh do të jenë me fat, që të jemi mjaft të vjetër për të qenë pensionist, për t`u pensionuar për shkak të moshës së pensionimit.

Disa të mira të mirëqenies, ne përdorim ndoshta vetëm një ose disa herë në jetë. Në Norvegji, është falas për tu shtrirë në spital dhe për të marr trajtim atje, ndërsa ne paguajmë një vetëm pjesëmarrje kur të shkojmë te mjeku.

Të mirat e tjera të mirëqenies janë menduar për të na ndihmuar në periudha të vështira në jetën tonë, për shembull në lidhje me papunësinë apo gjatë pushimit mjekësor nga puna. Ndihmën ekonomike që ne mund ta marrim në këto raste, është menduar si një ndihmë e përkohshme për jetën tonë, derisa të bëhet më lehtë përsëri.

Faktet

Shërbimet e ndryshme

që shoqëria e mirëqenies ofron qytetarëve, që ne i quajmë të mirat e mirëqenies.

  • Disa të mira të mirëqenies i përdorim për periudha të gjata të jetës tonë.
  • Disa të mira të mirëqenies, i përdorim vetëm herë pas here.
  • Disa të mira të mirëqenies nuk i përdorim ndoshta kurrë.