Gatishmëria për të kontribuar
Pse shumica e qytetarëve në Norvegji janë të gatshëm për të marrë pjesë duke financuar shtetin e mirëqenies? Ka disa shpjegime për këtë, në mes tjerash:
- Askush nuk e di se kur mund të bëhet i sëmurë dhe të ketë nevojë për ndihmë nga sistemi shëndetësor shtetëror. Shteti i mirëqenies mund të shihet si një sigurim, dhe kjo është një siguri për popullin që ta dinë se ata do të marrin ndihmë nëse do të kenë nevojë.
- Gradualisht janë futur në zbatim shumë ligje dhe masa, që u kanë dhënë qytetarëve të drejta dhe përfitime, dhe është e rëndësishme për qytetarët që ti mbajnë këto.