Demokracia dhe shoqëria e mirëqenies

Ekonomia

Të gjithë të punësuarit që fitojnë më shumë zbritja minimale e tatimeve, paguajnë tatime. Shumica e tatimit shkon në komunën në të cilën punëtori jeton, dhe një pjesë shkon në prefekturë dhe shtet. Pensionistët dhe ata që marrin pagesa për shkak të papunësisë dhe të sigurive të tjera sociale, gjithashtu paguajnë tatim. Ndërmarrjet i paguajnë tatime shtetit.

Ne gjithashtu e paguajnë një taksë për shtetin për të gjitha mallrat dhe shërbimet që kemi blerë. Kjo taksë është e quajtur Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH). Shkalla e rregullt për tatimin mbi vlerën e shtuar është 25 për qind, ndërsa për ushqim ajo është 15 qind për. Kjo do të thotë se një pjesë e asaj që ju paguani për një artikull, është një tatim që shkon për shtetin. Tatimi mbi vlerën e shtuar është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për shtetin. Më shumë se 20 për qind e totalit të të ardhurave tatimore të shtetit, vijnë nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Një parakusht për shtetin norvegjez të mirëqenies që të funksionojë, është që shumica e banorëve të jenë në punë dhe për këtë arsye mund të kontribuojnë për sistemin, përmes pagimit të tatimeve. Të ardhurat për shtetin duhen të jenë më të mëdha se shpenzimet.

Shteti është përgjegjës për një pjesë e të mirave shoqërinë norvegjeze të mirëqenies, si për shembull funksionimin e spitaleve. Por janë komunat që kanë përgjegjësinë për pjesën më të madhe të, të mirave të mirëqenies.

Statens inntekter 974 milliarder

Kommunenes inntekter: 343 milliarder kroner

Faktet

Tatimet dhe taksat

  • Shoqëria norvegjeze e mirëqenies financohet kryesisht përmes tatimeve dhe taksave.
  • Të ardhurat nga tatimet dhe taksat janë thelbësore që të ketë para të mjaftueshme, për të mirat e mirëqenies shoqërore, dhe për atë që shoqëria e mirëqenies të funksionojë.