Demokracia dhe shoqëria e mirëqenies

Të drejtat dhe detyrimet në shtetin e mirëqenies

Shteti i mirëqenies është plotësisht i varur që të gjithë të kontribuojnë ekonomikisht, kur ata janë në gjendje për ta bërë këtë. I tërë modeli është i ndërtuar mbi ato të holla të tatimeve që ne i paguajnë, për t’u shpërndarë në mënyrë të drejtë dhe të përdoren për ata që kanë nevojë. Gjatë gjithë jetës ne gëzojnë shumë përfitime të ndryshme nga të mirat e mirëqenies. Çdokush mund të vij në një situatë, një herë ose disa herë në jetë, ku do të ketë nevojë për ndihmë nga shoqëria e mirëqenies. Dikujt mund ti ndodhë një aksident apo një sëmundje serioze, po ashtu mund të jemi të papunë ose duke përjetuar kriza të tjera në jetë. Është shumë e mirë që ta dini se do të merrni kujdesin e nevojshëm.

Kur jeni të shëndoshë dhe në gjendje për të punuar, atëherë do të kontribuoni nëpërmjet punës dhe përmes pagimit të tatimeve. Në një mënyrë ju e paguani prapa atë që ju e keni marrë më parë, ose çdo gjë që ju mund të keni nevojë më vonë. Prandaj, shumica e përjetojnë këtë si një sistem të mirë. Në shoqëri të mirëqenies popullsia ka të drejta dhe detyrime ekonomike.

  • Shembuj të këtyre të drejtave janë paga gjatë pushimit mjekësor, ndihma ekonomike për shkak të papunësisë, mbështetja ekonomike për programin hyrës, shtesat për fëmijë dhe pensioni i pleqërisë.
  • Shembuj të obligimeve janë pagesa e tatimeve, për të mos keqpërdorur rregulloret ekonomike dhe për ti dhënë organeve shtetërore informacionin e saktë për situatën e juaj jetësore.

Faktet

Liria dhe përgjegjësia

  • Të gjithë që jetojnë në shtetin norvegjez të mirëqenies, kanë edhe liri, si dhe përgjegjësi, të drejta dhe obligime.
  • Ne kemi lirinë për të zgjedhur, se si do të jetojmë jetën tonë. Në të njëjtën kohë, ne kemi një përgjegjësi për të ndjekur ligjet dhe rregulloret në mënyrë që sistemi të funksionon ashtu si është menduar të funksionoj.