Zhvillimi historik
Nga arka varfër deri te shoqëria e mirëqenies
Shoqëria mirëqenies siç e njohim ne në Norvegjinë e sotme, historikisht është një sistem i ri. 100 vjet më parë nuk ishte kështu siq është ë sot. Atëherë ishte një sistem që ne e quajmë shteti i ndihmës sociale. Vetëm ata që ishin shumë të dobët dhe më të varfëritë, mund të merrnin ndihmë nga shteti, dhe ka pasur dallime shumë të mëdha lokale në ndihmën që u është dhënë.
Shumë prej të mirave të mirëqenies kanë ardhur shkallë-shkallë. Disa nga këto të mira filluan të vijnë para luftës së dytë botërore(1940 – 1945), por shumica e të mirave janë ndërtuar në vitet më pas.
Por të mirat e mirëqenies kanë traditë të gjatë në Norvegji: Fëmijët kanë shkollim falas që nga viti 1739!
Shumica nga këto të mira kanë ardhur për arsye se punëtorët kanë luftuar për ti fituar ato. Në 60-70 vitet e fundit, ka pasur relativisht pajtueshmëri të gjerë politike që shteti ka përgjegjësinë për të siguruar mirëqenien sociale të qytetarëve.