Fëmijët dhe familja

Familjet

Foreldre og barn

Çdo vit lindin rreth 60 000 fëmijë në Norvegji. Gratë në Norvegji lindin mesatarisht rreth dy fëmijë, secila prej tyre. Tre nga katër fëmijë jetojnë me të dy prindërit e tyre. Një e katërta e fëmijëve jetojnë vetëm me një prind ose me njërin prind dhe partnerin e tij/saj të ri.

Një çift i ri Mor, far og to barn Homofilt par Eldre par Far og datter

Tre nga katër çiftet që jetojnë së bashku, janë të martuar, ndërsa një nga katër çifte janë që bashkëjetojnë. Mosha mesatare për t`u martuar për herë të parë është mbi 30 vjet, si për meshkuj poashtu edhe për femra. Shumica prej tyre bashkëjetojnë disa vite para se të martohen. Çdo vit ndahen rreth 10 000 çifte të martuara.Kjo është gati sa gjysma e atyre që hyjnë në martesë çdo vit.

Faktet

Familja

Shumica janë pjesë e një familjeje. Disa jetojnë me anëtarët e tjerë të familjes, ndërsa të tjerë jetojnë vetëm. Edhe ata që jetojnë vetëm, shpesh kanë një familje, por familja mund të jetojnë në një shtëpi tjetër, në një qytet tjetër apo një vend tjetër.

Mbajtja e shtëpisë/familjes

Një mbajtje e shtëpisë/familjes, janë njerëzit që jetojnë së bashku, dhe kanë ekonomi të përbashkët. Një familje mund të përbëhet nga një ose më shumë persona. Gati 40 për qind jetojnë vetëm, ose me vetëm edhe një person.