Fëmijët dhe familja

Fëmijëria, ligji për mbrojtjen e fëmijëve dhe shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve

Pesë fëmijë së bashku Fëmijët duke luajtur Fëmijët në një lojë dimri

Konventa për fëmijë e OKB-së përmban 42 pika që thonë se çfarë të drejtash të gjithë fëmijët kanë. Ajo u miratua në vitin 1989 dhe Norvegjia nënshkruan atë në vitin 1991. Ky ligj vlen për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare, dhe na tregon shumë për detyrat prindërore ndaj fëmijëve dhe të drejtat e fëmijëve ndaj prindërve.

Këtu janë disa pika të rëndësishme në Ligjin për fëmijë:

  • Kur lind një fëmijë, mjeku ose mamia duhet të dërgoj regjistrit kombëtar të popullsisë lajmërim për lindjen e fëmijës. Duhet të lajmërohet se kush janë nëna dhe babai i fëmijës, dhe a jetojnë prindërit së bashku. Nëse fëmija është i lindur pa praninë e mjekut apo nëna qëndron jashtë vendit, nëna ka për detyrë të informojë vet, për lindjen e fëmijës.
  • Si zakonisht janë prindërit të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për fëmijët e tyre, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë kujdes dhe vëmendje nga prindërit.
  • Prindërit kanë detyrim për tu përkujdesur për fëmijët e tyre. Kjo do të thotë se ata duhet të sigurojnë që fëmijët të kanë ushqime dhe rroba, dhe gjëra të tjera të nevojshme që të kenë një jetë të mirë. Ky detyrim për përkujdesje vlen derisa fëmija ka mbushur 18 vjet. Prindërit gjithashtu janë zakonisht të detyruar për të mbështetur fëmijët e tyre, derisa ata të mbarojnë shkollën e mesme, edhe pse i kanë mbush 18 vjet.
  • Prindërit kanë detyrim për ti dhënë fëmijëve një edukim të mirë, dhe gjithmonë duhet të mendojnë për interesat dhe nevojat e fëmijëve. Ligji për fëmijë ndalon përdorimin e dhunës në edukim. Përdorimi i dhunës ose fyerje/ofendime tjera, janë të dënueshme.
  • Prindërit kanë detyrim dhe të drejtë për të marrë vendime për fëmijën e tyre në një marrëdhënie personale, kur fëmija nuk mund të vendosë për vetveten. Në Ligjin për fëmijë është një parim i rëndësishëm që prindërit duhet të konsiderojnë më shumë se çka vet fëmijët mendojnë, sa më të vjetër që bëhen fëmijët. Fëmijët do të përfitojnë gjithnjë e më shumë të drejtë vetëvendosje sa më shumë që të zhvillohen dhe bëhen të pjekur. Një fëmijë i cili është shtatë vjet, ka të drejtë të shpreh mendimin e tij para se prindërit të marrin vendime për çështje personale që kanë të bëjnë me fëmijën. Ligji vendos që kur fëmija ka mbushur dymbëdhjetë vjet, duhet të vlerësohet shumë mendimi i tij/saj.
  • Një fëmijë që ka mbushur 15 vjet, ka vet të drejtën për të vendosur çështjet që lidhen me arsimin dhe të çregjistrohen ose të regjistrohen në organizata të ndryshme. Kjo do të thotë për shembull, se është vetë i riu që vendos, se në cilën shkollë të mesme do të shkollohet, ose do ta bëjë kërkesën për pranim. Prindërit dhe të rinjtë mund të diskutojnë këtë, dhe prindërit shpesh janë të përfshirë në dhënien e këshillave të rinjve. Por është tek të rinjtë, të vendosin vetë. Rinia gjithashtu mund të vendosin nëse duan të anëtarësohen në ndonjë bashkësi fetare dhe në shoqata tjera.
  • Prindërit duhet të sigurojnë që fëmijët të marrin pjesë në arsimin fillor të detyrueshëm, dhe ata duhet të sigurojnë që fëmijët të marrin një edukim të duhur të përshtatur aftësive dhe interesave të tyre.
  • Fëmijët kanë të drejtë të banojnë (ose drejtë vizite) tek të dy prindërit, edhe nëse prindërit jetojnë të ndarë.
  • Mosha madhore në Norvegji është 18 vjeç. Kjo do të thotë që nga kjo moshë jeni mjaft të vjetër për të hyrë në marrëveshje ligjore dhe të keni kontroll mbi paratë tuaja. Nuk janë më prindërit që janë përgjegjës për juve.

Shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve në Norvegji

Historia e shërbimit për mbrojtjen e fëmijëve në Norvegji është shkruar nga shekulli i 18-të. Norvegjia u bë vendi i parë në botë për të krijuar një shërbim shtetëror për mbrojtjen e fëmijëve, për të ndihmuar fëmijët në situata të cenueshme të jetës dhe kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje shtesë. Çdo komunë ka një shërbim për mbrojtjen e fëmijëve. Puna e Shërbimit për mbrojtjen e fëmijëve rregullohet nga Ligji për fëmijë. Ky ligj zbatohet për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që banojnë në Norvegji, pavarësisht prejardhjes së fëmijës, kombësisë ose shtetësisë.

Kujdesi për dhe edukimin e fëmijëve është kryesisht përgjegjësi e prindërve. Prindërit megjithatë mund të kenë nevojë për ndihmë në periudha të shkurtra ose të gjata, për shembull për shkak të një situate të vështirë jetësore. Shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve mund të ndihmojnë fëmijët dhe familjet në situata të tilla.

Për më të mirën e fëmijës
Shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve do të ofrojë ndihmë që është më e mira për fëmijën. Kjo është në përputhje me Konventën për fëmijë të OKB-së, e cila është po ashtu pjesë e ligjit norvegjez. Konventa për fëmijë thotë se fëmijët janë individë të pavarur me nevoja të veçanta dhe të drejta themelore në jetë, zhvillim, mbrojtje dhe pjesëmarrje.

Në përputhje me Konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijëve, artikulli 12, parashihet që shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve duhet të dëgjojë mendimet e fëmijëve dhe të shtojë peshën e duhur për moshën dhe pjekurinë e fëmijës. Kur familja ka ardhur në kontakt me shërbimin e mbrojtjes esë së fëmijës, është e zakonshme që shërbimi për mbrojtjen e fëmijëvetë flasë me prindërit dhe fëmijët.

Detyrat kryesore të shërbimit për mbrojtjen e fëmijëve:

  • Të ofrojë ndihmë dhe mbështetje:
    Shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve ndihmon fëmijët dhe familjet, kur fëmiu për shkak të kushteve në shtëpi apo për arsye të tjera ka nevojë për ta. Shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve dëshiron të punojë me prindërit për të siguruar që fëmijët ta kenë mirë në shtëpi. Ndihma në mes tjerash mund të jepet, në formën e këshillave dhe udhëzimeve, apo ndihmë për pjesëmarrje në aktivitetet e lira, çerdhe të fëmijëve apo SFO (rregullore e kohës së lirë pas shkollës).
    Në shumicën e rasteve në mbrojtjen e fëmijëve, familja merr ndihmë dhe mbështetje në shtëpi. Ndonjëherë nuk është e mjaftueshme me ndihmë në shtëpi dhe mund të ndodhë që shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve pajtohet me prindërit për atë që fëmijët duhet të largohen nga shtëpia për një periudhë të shkurtër apo më të gjatë.
  • Përgjegjësia për mbrojtjen e fëmijëve:
    Si rregull, më e mira për fëmijët është që të rriten në shtëpitë e tyre, por shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve ka një përgjegjësi për të mbrojtur fëmijën nëse ndihma dhe mbështetja në bashkëpunim me prindërit(masat ndihmëse) nuk janë të mjaftueshme për të siguruar nevojat e fëmijëve. Shërbimi i mbrojtjes e fëmijëve do të përpiqet me masa ndihmëse para se të vlerësohet marrja e kujdesit për fëmijën. Duhet të jenë arsye shumë të rënda, që shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve do të marrë përsipër kujdesin ndaj fëmijëve. Shembuj të kësaj janë, kur fëmijët janë të ekspozuar ndaj mospërfilljes së rëndë të kujdesit, siç është për shembull nëse prindërit lëndojnë fizikisht ose psiqikisht fëmijën, ose neglizhon aq seriozisht sa që shëndeti fizik dhe mendor i fëmijës dhe zhvillimi i fëmijës është në rrezik. Nëse prindërit përdorin dhunën kundër fëmijës, siç është rrahja, kjo mund të konsiderohet si një shpërfillje e kujdesit. Nëse një fëmijë duhet të vendoset jashtë shtëpisë pa pëlqimin e prindërve, kjo duhet të vendoset në Kuvendin e Prefekturës për mbrojtjen e fëmijëve dhe çështjeve sociale, i cili është një organ i ngjashëm me gjykatën. Në raste të tilla, prindërit kanë të drejtë në ndihmë juridike falas (avokat).
    .

Procesi në një çështje të mbrojtjes së fëmijëve
Shumë çështje të mbrojtjes së fëmijëve fillojnë, kur prindërit vetë kontaktojnë Shërbimin për mbrojtjen e fëmijëve për të kërkuar ndihmë. Shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve gjithashtu marrin informata, kur i`u drejtohen nga shtëpitë e shëndetit, spitalet, shkollat, çerdhet e fëmijëve, fqinjët dhe të tjerët të cilët janë të shqetësuar për një fëmijë.
Secili që është i punësuar në sektorin shtetëror, për shembull në shkolla, çerdhe të fëmijëve dhe shtëpi shëndeti, ka detyrim ligjor për të kontaktuar shërbimin për mbrojtjen e fëmijëve në qoftë se ata janë të shqetësuar seriozisht për një fëmijë.
Të gjitha mesazhet që shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve i pranon, do të vlerësohen.
Nëse Shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve e sheh se ka arsye për ta bërë këtë, do të merr kontakt me fëmijët dhe prindërit, për të marrë më shumë informacion rreth gjendjes së fëmijës.
Mund të jetë që shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve të flasë vetëm me fëmijën. Prindërit dhe fëmijët kanë të drejtë për përkthyes nëse kanë nevojë për të. Është e zakonshme që shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve të kontaktojë të tjerët që njohin familjen dhe fëmijën, siç janë çerdhja e fëmijëve dhe shkolla. Nëse shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve konsiderojnë se nuk ka arsye për shqetësim, ata do të mbyllin çështjen. Përndryshe, ata do të propozojnë masa për të ndihmuar fëmijën dhe familjen.

Si munden fëmijët dhe të rriturit ta kontaktojnë Shërbimin për mbrojtjen e fëmijëve?
Çdo komunë ka një Shërbimin për mbrojtjen e fëmijëve, që është i hapur gjatë ditës. Si fëmijët poashtu edhe të rriturit mund t`i kontaktojnë ata. Në mbrëmje / natën dhe gjatë vikendeve, fëmijët ose ata të cilët janë të shqetësuar për një fëmijë, mund të thërrasin në telefonin urgjent për fëmijë dhe të rinj në numrin 116 111.

Faktet

Shtesat për fëmijë

Shtesat për fëmijë janë një ndihmë ekonomike që e marrin të gjithë fëmijët, nën moshën 18 vjeçare, të cilët janë duke banuar në Norvegji. Kjo do të ndihmojë për të mbuluar shpenzimet, që vijnë me të pasurit fëmijë. Këtu mund të gjeni më shumë informacione, duke përfshirë shumën e shtesave për fëmijë, shuma në korona: Nav barnetrygd

Mbështetje ekonomike me para të gatshme

Mbështetje ekonomike me para të gatshme, është një ndihmë ekonomike që jepet për të gjithë fëmijët, të moshës në mes një dhe dy vite, që nuk shkojnë në çerdhen e fëmijëve. Kjo mbështetje ekonomike paguhet çdo muaj për fëmijët e moshës në mes 13 dhe 23 muajsh. Nëse një fëmijë ka një vend në çerdhen e fëmijëve me kohë të pjesshme, mbështetja ekonomike zvogëlohet. Këtu mund të gjeni më shumë informacione, duke përfshirë shumën e mbështetjes ekonomike me para të gatshme, shuma në korona. Nav kontantstøtte