Fëmijët dhe familja

Edukimi i fëmijëve

Fëmijët dhe prindërit

Fëmijët janë të varur nga prindërit e tyre, dhe prindërit kanë përgjegjësinë kryesore për fëmijët e tyre, edhe për edukimin e tyre. Më parë, fëmijët janë parë si “të rritur të vegjël”, dhe shpesh është dashur të punonin për të kontribuar në të ardhurat e familjes. Më parë, ajo ishte e zakonshme për të jetuar në familje të gjerë, ndërsa sot shumica e fëmijëve rriten në familjet e ngushta. Shumica e fëmijëve shkojnë në çerdhen e fëmijëve, dhe të gjithë fëmijët ndjekin shkollën nga mosha gjashtë vjeçare.

Qëndrimet ndaj edukimit të fëmijëve kanë ndryshuar. Sot, fëmijëria është një kohë për të luajtur dhe për të mësuar, dhe nuk parashtrohen kërkesa për fëmijët në të njëjtën mënyrë si më parë. Prindërit duan të jenë më shumë me fëmijët e tyre, dhe duan të dinë shumë për jetën e fëmijëve në kohën që nuk janë së bashku me fëmijë. Prandaj, ata i kushtojnë rëndësi të madhe për të pasur bashkëpunim të mirë me çerdhen e fëmijëve dhe shkollën. Shumica e prindërve gjithashtu mendojnë se, është e rëndësishme të njohin shoqërinë e fëmijëve dhe prindërit e tyre.

Sepse fëmijët mësojnë dhe marrin përvojë jashtë shtëpisë, ata gjithashtu do të ndikohen nga shoqëria dhe mjedisi ku jetojnë. Asnjë prindër nuk ka kontroll të plotë të asaj, se si fëmijët zhvillohen, dhe nuk ka fëmijë që bëhet kopje e prindërve të tyre. Megjithatë, si rregull dëshirojnë prindërit të jenë një shembull i mirë dhe të ju tregojnë fëmijëve të tyre, se si duhet të sillen dhe të reagojnë në situata të ndryshme.

Nganjëherë, shumë prindër mendojnë që, edukata e fëmijëve mund të jetë e vështirë. Ata munden për shembull, të kërkojnë këshilla nga dikush që ka dituri më shumë për këtë, të lexojnë libra mbi këtë temë, ose të gjejnë informacion në internet.