Objektet e ndryshme të banimit
Ka mbi dy milionë vendbanime (objekte banimi) në Norvegji. Mbi gjysma e tyre janë shtëpi në vete. Në qytetet e mëdha, sikurse është Oslo, 70 për qind e banesave janë në blloqe/ndërtesa të ngjitura. Në komunat më të vogla, mund të jenë deri në 90 për qind, vetëm shtëpi në vete. Përafërsisht një e katërta e popullsisë marrin me qira banesën në të cilën ata jetojnë, ndërsa pjesa tjetër është pronare e vendbanimit të tyre.
Ka dy mënyra për tu bërë pronar i një banese/objekti banimi. Një person mund të jetë vetë pronar, ose mund të jetë pronar përmes bashkësisë së banesave ose shoqërisë së aksionarëve.
Pothuajse të gjitha vendbanimet në Norvegji kanë banjën e tyre dhe tualetin dhe një kuzhinë të veçantë.