Fëmijët dhe familja

Barazia gjinore

Likestilling
Si familjet individualisht zgjedhin për ta organizuar jetën e tyre dhe detyrat e tyre, është tek ata vet të zgjedhin. Megjithatë, ne gjejmë mendimin e barazisë dhe vlerës së njëjtë, në ligjet dhe të drejtat. Të gjithë që jetojnë në Norvegji duhet ti përmbahen kërtyre rregullave. Kjo për shembull vlen për Ligjin mbi barazinë gjinore, ligjin e martesës dhe ligjin e trashëgimit.

Një nga vlerat më të rëndësishme në shoqërinë norvegjeze është barazvlera mes njerëzve. Sipas kësaj, mendohet se njerëzit kanë vlerë të barabartë, pavarësisht nga gjinia, mosha, niveli i funksionimit, prejardhjes kulturore, etnike apo orientimit seksual. Shoqëria punon për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht aftësive të tyre. Shembuj të kësaj janë ofertat e ndryshme të shkollës për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe ofertat për mësimin e gjuhës norvegjeze për imigrantët, parimi i pagesës së barabartë për punën e njëjtë, etj.

Dekadave të fundit ka ndodhur shumë me barazinë gjinore. Ne kemi përjetuar një ndryshim në qëndrimet ndaj detyrave të burrave dhe grave, si në organet shtetërore, po ashtu në familje dhe në shtëpi.

Likestilling i arbeidslivet Likestilling i hjemmet

Në vitet 1970-ta, ishte drejtuar shumë e më shumë vëmendja për të drejtat e grave në shoqëri, dhe mundësitë e tyre në arsim dhe në vendin e punës në përgjithësi. Punësimi i grave është rritur fuqishëm, dhe sot janë pothuajse aq shumë gra, sa dhe burra, janë në punë. Megjithatë, ekzistojnë ende profesione tipike për femra dhe meshkuj, dhe më shumë femra se meshkuj punojnë me kohë të pjesshme. Afërsisht numri është i barabartë i femrave dhe meshkujve që marrin arsimim të lartë sot, por shumica ende zgjedhin tradicionalisht. Femrat arsimohen shpesh brenda profesioneve në kujdes dhe edukim, meshkujt në teknikë dhe shkenca natyrore. Edhepse tani femrat përbëjnë gati se gjysmën e atyre që janë të punësuar, ende rreth dy nga tre udhëheqës në vendet e punës, janë meshkuj.

Në shumicën e familjeve sot, veçanërisht familjet e të rinjve, është e zakonshme për të ndarë detyrat, si punët e shtëpisë e poashtu edhe punën e kujdesit. Por femrat ende kalojnë më shumë kohë në punët e shtëpisë se sa burrat.

Faktet

Ligji për barazi

Ligji për barazi është shkruar për të promovuar barazinë, dhe duhet veçanërisht të ndihmoj në promovimin e të drejtave të grave. Qëllimi i ligjit është që të japë burrave dhe grave mundësi të barabarta në arsim, punësim dhe zhvillim kulturor dhe profesional. Ligji obligon administratën shtetërore për të punuar në mënyrë aktive për barazinë gjinore, në të gjitha fushat e shoqërisë. Ligji gjithashtu obligon punëdhënësit dhe organizatat e punës të punojnë për barazi në vendin e punës dhe në jetën organizative. Trajtime të pabarabarta të femrave dhe meshkujve nuk janë të lejuara, por trajtimi i ndryshëm që promovon barazinë, mund të lejohet.