Fëmijët dhe familja

Të drejtat dhe detyrimet në martesë

Një çift martesor

Pjesë nga Ligji për martesën:

  • Të gjithë që janë mbi 18 vjeç, e që nuk janë të martuar më parë, dhe të cilët kanë leje qëndrimi në Norvegji, mund të martohen këtu.
  • Të gjitha martesat duhet të bëhen në mënyrë vullnetare. Femrat dhe meshkujt kanë të drejtën e njëjtë për të zgjedhur lirisht bashkëshortin. Kodi penal përcakton se, kushdo që përdor dhunë, kërcënon lirinë e dikujt, përdor presion apo kërcënon dhe detyron dikë të hyjë në martesë, mund të dënohet me burgim deri në gjashtë vjet. Pjesëmarrja është e dënueshme në të njëjtën mënyrë.
  • Në qoftë se një person vendos që të jetojë mos jetoj me bashkëshortin/bashkëshorten më, personi mund të kërkojë ndarje. Kur ju keni qenë të ndarë për një vit, ju mund të merrni një shkurorëzim/zgjidhje të martesës. Në rast se nuk ndaheni më parë, por jetoni larg njëri tjetrit për dy vjet, gjithashtu mund të lejohet zgjidhja e martesës. Femrat dhe meshkujt kanë të drejtën e njëjtë, si për t`u ndarë e poashtu edhe për të kërkuar shkurorëzimin/zgjedhjen e martesës.
  • Një bashkëshort mund të kërkojë shkurorëzimin pa u ndarë së pari, nëse bashkëshorti tjetër ka rrezikuar atë ose fëmijët për vrasje në tentativë, dhunë, abuzim të rëndë ose ka shkaktuar frikë nga këto. Një qift martesorë mund të kërkojë shkurorëzimin po ashtu nëse martesa është lidhur me detyrim/dhunë. Ka edhe të drejta të lidhura me lejet e qëndrimit, në rast se një person del nga martesa për këtë arsye.
  • Bashkëshortët kanë një përgjegjësi të përbashkët për tu kujdesur për familjen e tyre. Së bashku kanë përgjegjësinë ekonomike, dhe janë bashkëpërgjegjës për punën e nevojshme që kërkohet që familja ta ketë mirë. Por ata mund të kontribuojnë për këtë në mënyra të ndryshme. Kjo mund të bëhet duke fituar para nga puna, duke punuar në shtëpi, duke u përkujdesur për fëmijë, ose në ndonjë mënyrë tjetër. Një bashkëshort në disa raste mund të kërkojë para nga bashkëshorti tjetër për të mbuluar shpenzimet e nevojshme. Ligji për martesa § 39 thekson se bashkëshortët janë të detyruar të sigurojnë njëri-tjetrit informacion rreth ekonomisë së tyre. Bashkëshorti mund të kërkojë, si për shembull, një kopje të dokumentit të deklarimeve tatimore, kopjet e kontove të bankës, etj.
  •  Kush dhe çfarë ka në pronësi në një martesë? Ato që personi ka në pronësi para martesës, i ka në pronësi edhe pas hyrjes në martesë. Personi gjithashtu ka pronësi në gjërat që i trashëgon ose i merr dhuratë edhe pasi që është martuar, dhe ato gjëra që ai i ka blerë vetë. Ato që personi i ka në pronësi, mund t`i shesë ose dhuroj dikujt dhe bashkëshorti nuk mund ta ndalojë atë. Ato që të dy bashkëshortët i kanë blerë së bashku ose për shtëpi, ata janë bashkëpronar të tyre.

Faktet

Ligji për martesa

Ligji për martesa rregullon marrëdhëniet në martesë. Bashkëjetuesit nuk kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime ndaj njëri-tjetrit, si ato që kanë bashkëshortët. Prandaj, çiftet që bashkëjetojnë duhet të hyjnë në marrëveshje të veçanta.