Fëmijët dhe familja

Dhuna në relacione të afërta

Çdo përdorim i dhunës është i ndaluar me ligj në Norvegji, duke përfshirë dhunën në familje, në mes të dashuruarve, atyre që bashkëjetojnë dhe të çifteve të martuar.

Përdorimi i ndëshkimit fizik në edukimin e fëmijës, gjymtimi gjenital, dhe për të nxitur dikë që të martohet kundër vullnetit, konsiderohet si dhunë poashtu.

Ju mund të lexoni më shumë rreth dhunës në marrëdhënie të afërta në: www.kompetansenorge.no/vold .

Faktet

Çka është dhuna?

  • Dhuna është një abuzim kundër të tjerëve.
  • Dhunë është çdo veprim që shkakton një dëm një personi tjetër, dhimbje apo frikë.
  • Dhuna mund të jetë fizike dhe psiqike.

Dhuna në relacione të afërta do të thotë se dhunuesi dhe viktima janë në familje me njëri-tjetrin, se ata janë miq, apo se ajo ka shumë domethënie për njëri-tjetrin. Ekzistojnë lloje të ndryshme të lejeve të qëndrimit që mund të kërkoni nëse keni qenë të ekspozuar dhunës fizike ose dhunës psiqike/mentale. Kontaktoni Drejtorinë për të huaj ose policinë ku jetoni, për të marr informatë nëse mund të kërkoni për një nga këto lloje të lejeve të qëndrimit.
UDI eller politiet