Shëndeti

Shëndeti dhe mirëqenia sociale

Kush është përgjegjës për shëndetin tonë?

Më parë shpesh mendohej se, shërbimet shëndetësore janë përgjegjës për shëndetin e pacientëve.

Në vitet e fundit është bërë më e zakonshme për të menduar se, ne kemi një përgjegjësi të madhe për shëndetin tonë. Mënyrën se si zgjedhim për të jetuar jetën, ndikonë në shëndetin tonë. Shërbimi shëndetësor është përgjegjës për ofrimin e këshillave dhe udhëzimeve por, është përgjegjësia jonë për të ndjekur këto këshilla. Është e lehtë për të gjetur informacion mbi parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe mënyrave të ndryshme të trajtimit të sëmundjeve. Përveç informacionit në internet, ka si për shembull, broshura tek mjeku ose në barnatore.

Punohet shumë me informim dhe edukim në temën e shëndetit. Shëndeti është një çështje e rëndësishme në shkollë, dhe shteti punon me fushata informative shëndetësore të llojeve të ndryshme. Televizioni dhe radioja kanë shumë përmbajtje për shëndetin.

Edhe pse shoqëria e mirëqenies merr një përgjegjësi të madhe për të siguruar shëndetin e mirë popullatës, është gjithashtu në shumë raste që varet nga individi se si ai/ajo jeton jetën e vetë dhe si kujdesen për shëndetin e tyre. Në shumë shtete pacientët janë mësuar që mjeku vepron si një autoritet absolut që përcakton shërimin. Pacientët gjithashtu mund të jenë të mësuar që të mos largohen nga mjeku pa marrë medikamente. Në Norvegji, është e zakonshme që pacienti dhe mjeku diskutojnë mundësitë e ndryshme për trajtimin dhe përcjelljen e shërimit.

Shëndeti i mirë – më shumë se mungesë e një sëmundjeje?

Disa do të thonë se të kesh shëndet të mirë do të thotë që të mos je i sëmurë. Të tjerët do të thonë se të kesh shëndet të mirë, do të thotë të jesh mirë dhe të jesh i kënaqur me jetën tënde.

Të dy mënyrat për të përcaktuar shëndetin e mirë janë të sakta. Në shoqëritë ku sëmundjet e rënda dhe varfëria janë një pjesë e madhe e jetës, është ndoshta përcaktimi i parë i rëndomtë. Në shoqëritë tjera, ku gjenden medikamentet për shumicën e sëmundjeve dhe të gjithë kanë mundësi për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, shumë do të thonë se shëndeti i mirë është më shumë se vetëm të jeshë i shëndosh fizik dhe psiqik.

Faktet

Rregulloret ekonomike

Në një shoqëri të mirëqenies, qëllimi është që e gjithë popullata duhet të jetë në gjendje të jetojnë një jetë, sa më të mirë që të jetë e mundur. Kjo vlen gjithashtu, që të kemi shëndet të mirë.

Shteti i mirëqenies do të marrë përgjegjësinë, që qytetarët mund të përdorin shërbimet shëndetësore, dhe të gjithë të marrin trajtimin që ata kanë nevojë, pavarësisht ekonomisë personale. Prandaj janë rregullore të ndryshme ekonomike që do të sigurojnë këtë.

Detyrim i ruajtjes së sekretit profesional

Gjithkush që punon në shërbimet shëndetësore është i detyruar të ruajë sekretet profesionale. Kjo do të thotë se ata nuk mund të japin informacion në lidhje me pacientin askujt, para se pacienti të jep pëlqimin për këtë.