Zhvillimi historik
Sot, standardi i jetesës në Norvegji është i mirë. Ka medikamente kundër shumë sëmundjeve të rënda, dhe shoqëria e mirëqenies ka rregullore, ashtu që të gjithë kanë qasje në kujdesin mjekësor dhe medikamente. Fëmijëve u ofrohen oferta për vaksinim falas kundër shumë sëmundjeve.
Kjo ka ndryshuar nga kohët më të hershme, që e ka bërë që jetëgjatësia jonë është rritur. Ata që kanë lindur rreth vitit 1900, mund të prisnin për të jetuar rreth 55 vjet. Në vitin 1950, një vajzë e porsalindur mund të priste të jetojë deri sa ti mbushte 73,5 vjet, ndërsa një djalë mund të priste për të jetuar derisa të ishte 70 vjet. Shifrat e njëjta për vitin 2015 janë 84 vjet për vajzat dhe 80 vjet për djemtë.
Rritja në jetëgjatësisë këto njëqind vitet e fundit: