Shëndeti

Rregulloret e ndryshme shëndetësore

Rregullore për mjekun familjar

Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të kenë një mjek të përgjithshëm si mjekun e tyre familjar. Mjekut të familjes, pacienti duhet t`i drejtohet nëse është i sëmurë. Mjeku i familjes ka për detyrë për të ndihmuar pacientët e tij para se të ju ndihmoj tjerëve. Është mjeku i familjes i cili i udhëzon pacientët, në një shërbim të specializuar shëndetësor.

Mjeku ka detyrim të ruajtjes së sekreteve profesionale, dhe nuk mund ti tregoj askujt rreth asaj që pacienti dhe mjeku kanë biseduar, pa pëlqimin e pacientit.

Barnatore

Barnatoret shesin medikamente dhe po ashtu mund të japin këshilla shëndetësore dhe këshilla mbi përdorimin e medikamenteve të ndryshme. Shumica e medikamenteve mund të blihen vetëm në barnatore. Disa medikamente, si për shembull, medikamentet e lehta kundër dhimbjeve, gjithashtu mund të blihen në shitore ushqimore ose në pompa të benzinës. Çmimet mund të ndryshojnë nga barnatorja në barnatore, dhe nga shitorja në shitore.

Shumë medikamente merren vetëm me recetë. Kjo do të thotë që nuk mund të blini ato pa biseduar së pari me mjekun. Mjeku duhet të shkruajë një recetë ku duhet të përcaktohet se çfarë lloj të medikamenteve ju duhet të merrni dhe si ti përdorni ato.

Medikamentet me recetë të kaltër

Nëse ju keni një sëmundje kronike që kërkon trajtim afatgjatë, d.m.th. një sëmundje që zgjat një kohë të gjatë, dhe që kërkon përdorimin e mjekësisë apo materiale të tjera në një minimum prej tre muajsh brenda një viti, ju mund të merrni medikamentet me recetë të kaltër. Kur ju merrni medikamente me një recetë të kaltër, kjo do të thotë që nuk paguani të gjitha shpenzimet sa kushtojnë medikamentet. Ju paguani vetëm një pjesëmarrje në pagesë, ndërsa shteti paguan pjesën më të madhe të shpenzimeve.

Pjesëmarrja në pagesë për medikamente me recetë të kaltër, llogaritet së bashku me pjesëmarrjen në pagesë te mjeku për të marrë një kartelë të lirimit nga pagesa.

Dentisti

Fëmijët dhe të rinjtë ftohen për kontrolla të rregullta të dhëmbëve derisa t`i mbushin 18 vjet. Shteti paguan për këtë trajtim te dentisti. Të rinjtë e moshës në mes 18 dhe 20 vjet, paguajnë 25 për qind të shpenzimeve për trajtim te dentisti, ndërsa shteti paguan 75 për qind. Të rriturit mbi 20 vjet paguajnë çmimin e plotë për trajtimet te dentisti. Të rriturit duhet vet ta kontaktojnë një dentist privat. Është e zakonshme për të shkuar në kontrollim te dentisti një herë në vit.

Egenandel hos tannlege for ungdom 18-20 år

Nëse një fëmijë apo i ri ka nevojë për rregullimin e dhëmbëve (përdorimi i braketave), prindërit duhet të paguajnë një pjesëmarrje për këtë.

Jente med tannregulering

Shtrirja në spital

Shtrirja në spital është falas. Të gjitha shpenzimet për trajtim, qëndrim dhe ushqim mbulohen nga shteti.

Ju mundeni vet të zgjidhni spitalin nëse shtrirja në spital është planifikuar paraprakisht. Mund të ketë kohë të ndryshme të pritjes për trajtim, kështu që mund të përfitoni nëse shikoni në faqen http://www.frittsykehusvalg.no/.

Në Norvegji ka shumë pak spitale private. Nëse ju zgjidhni një spital privat, duhet vet të paguani për tërë trajtimin.

Trajtim poliklinik në spital

Trajtim poliklinik do të thotë, që të merrni trajtim në një spital, por nuk jeni të shtrirë në spital. Ju vini në një takim në kohë të caktuar dhe shkoni në shtëpi, kur trajtimi ka përfunduar. Kur merrni trajtim poliklinikë, paguani një pjesëmarrje në të njëjtën mënyrë sikurse kur shkoni tek mjeku juaj familjar ose te mjeku specialist.

Mjeku specialist

Një mjek specialist si për shembull një gjinekolog, një dermatolog, një specialist për vesh, hundë dhe fyt, ose një specialist pediatër.

Për të marrë një takim me një mjek specialist duhet të keni udhëzimin nga mjeku juaj familjar, ose nga një tjetër mjek i përgjithshëm. Nëse nuk keni udhëzim, duhet të paguni një pjesëmarrje më të lartë.

Ambulanca

Nëse keni nevojë për një ambulancë, thirrni telefononin emergjent (113). Atëherë ju kontaktoni me qendrën e ambulancës. Është e rëndësishme qëju të jepni informacionin e saktë:

Kush jeni ju?
(emri, numri i telefonit, nga cili vend po telefononi)

Çfarë ka ndodhur?
(sa persona janë të lënduar, a janë lëndimet serioze, etj.)

Ku jeni ju?
(adresa apo vendndodhja e saktë)

Mjeku kujdestar

Nëse ju nevojitet ndihmë e menjëhershme shëndetësore jashtë orarit të punës së mjekut familjar, ju mund ta kontaktoni qendrën e emergjencës (116 117)

Të gjitha komunat në Norvegji kanë një rregullore për mjek kujdestar. Mjeku kujdestar (ose qendra e mjekëve kujdestar) është e hapur në mbrëmje, natën dhe gjatë vikendeve, kur qendrat e rregullta mjekësore janë të mbyllura.

Kur jeni tek mjeku kujdestar, paguani një pjesëmarrje për trajtim dhe pagim shtesë për shpenzimet për materiale, analiza dhe të ngjashme.

Ju duhet të kontrolloni se ku gjendet qendra më e afërm e mjekut kujdestar për ju!

Faktet

Pjesëmarrja në pagesë

  • Shteti paguan një shumë të madhe nga ajo që kushton për të shkuar te mjeku. Pacientët duhet të paguajnë një pjesëmarrje, kurse shteti paguan pjesën tjetër.
  • Përveç, që pacienti paguan një pjesëmarrje, pacienti paguan edhe për fasha, inxheksione, barna, analiza, e tjera.
  • Fëmijët nën moshën 16 vjeçare nuk paguajnë pjesëmarrje. Kontrollimet gjatë shtatzënisë, janë gjithashtu falas.
  • Pjesëmarrja te mjeku familjar është zakonisht rreth 150-300 korona për vizitë.

Kartelë e lirimit nga pagesa

Pasi të keni paguar një shumë të caktuar të pjesëmarrjes, brenda një viti, ju keni të drejtë për një kartelë të lirimit nga pagesa. Kur e keni paguar shumën e pjesëmarrjes, ju merrni automatikisht një kartelë të lirimit nga pagesa në postë, nga Administrata ekonomike e shëndetësisë (HELFO). Këtë kartelë duhet ta tregoni kur ju shkoni te mjeku apo për të blerë barna me recetë të kaltër. Atëherë, ju nuk do të paguani pjesëmarrje, gjatë atij viti kalendarik. helfo.no/frikort-for-helsetjenester-egenandelstak-1

Ju do të gjeni më shumë informacione https://helsenorge.no.