Shëndeti

Fëmijët dhe shëndeti

 

Kontrollimi gjatë shtatzënisë dhe lindja

Vdekshmëria foshnjore në një shoqëri ndikohet nga standardi jetësor, shërbimet shëndetësore dhe përparimeve në mjekësi, si dhe sigurisë sociale dhe mirëqenia sociale për prindërit dhe fëmijët. Sot në Norvegji, vdekshmëria foshnjore është e ulët, krahasuar edhe me shumicën e vendeve të tjera dhe me kohët e kaluara. Gratë shtatzëna në Norvegji gjatë shtatzënisë kanë të drejtë për kontrollime mjekësore falas. Janë shtëpitë e shëndetit dhe mjeku familjar që i kryejnë këto kontrollime. Kontrollet janë vullnetare, dhe qëllimi i tyre është të sigurojë shëndetin e nënës dhe fëmijës gjatë shtatzënisë, gjatë lindjes dhe pas lindjes. Në Norvegji, është e rekomanduar për tu kontrolluar tetë deri në dymbëdhjetë herë gjatë shtatzënisë. Shumica lindin në spitale, dhe kjo është falas.

Nyfødt barn på vekt

Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë në Norvegji, kanë të drejtë për kontrollime të rregullta shëndetësore. Prej kur fëmijët janë foshnje deri sa ata të fillojnë në shkollë, këto kontrollime shëndetësore bëhen në shtëpi të shëndetit. Pasi fëmijët fillojnë në shkollë është shërbimi shëndetësor shkollor që kujdeset për kontrollimet. Ka po ashtu edhe shtëpi shëndeti për të rinjtë në shumicën e komunave. Shërbimet në shtëpitë e shëndetit dhe shërbimet shëndetësore shkollore janë falas.

Në shtëpitë e shëndetit kontrollohet se si fëmija është duke u zhvilluar, a është duke u rritur si duhet dhe a është duke fituar peshë normalisht, kontrollohet se a po funksionojnë mirë shikimi dhe dëgjimi, a po mëson fëmija të kuptoj dhe flasë. Nëse ka probleme me zhvillimin e fëmijës, shtëpitë e shëndetit do të ofrojnë ndihmë dhe udhëzime.

Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë në Norvegji, marrin ofertë për vaksinim kundër sëmundjeve të rrezikshme. Vaksinat mbrojnë nga sëmundjet në një mënyrë të thjeshtë, efektive dhe të padëmshme. Vaksinimi është vullnetar, por autoritetet në Norvegji fuqimisht rekomandojmë që prindërit e fëmijëve të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Vaksinat në programin e vaksinimit janë falas. Vaksinat tjera, për shembull në lidhje me udhëtimet jashtë vendit, ju duhet ti paguani ato.
 

Faktet

  • Të gjithë fëmijët kanë të drejtë për një fëmijëri të sigurt.
  • Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë marrin kontrollime shëndetësore dhe vaksinime falas.
  • Të gjithë fëmijët marrin trajtimin e dhëmbëve falas.
  • Të gjithë fëmijët duhet të marrin ndihmë të mirë shëndetësore, pavarësisht nga ekonomia e prindërve të tyre.

Nëse problemet shëndetësore apo probleme të tjera zbulohen herët, është një shanse më e madhe për tu shëruar.
Vaksinat parandalojnë dhe ndihmojnë për të çrrënjosur sëmundjet ngjitëse.

Shtëpitë e shëndetit- dhe shërbimet shëndetësore në shkollë

«Shtëpitë e shëndetit dhe shërbimet shëndetësore në shkollë, janë oferta sipas ligjit për gjithë fëmijët, të rinjtë dhe kujdestarët e tyre. Oferta përfshin kujdesin gjatë shtatzënisë, shtëpitë e shëndetit për fëmijë të moshës, në mes zero dhe pesë vjet, shërbimet shëndetësore shkollore për moshën në mes 6 dhe 20 vjet, dhe shtëpitë e shëndetit për të rinj.

Shërbimi ka një rol qendror në punën shëndetësore të komunës, dhe punës së promovimit të shëndetit dhe parandalimin, si shëndetin psiqik dhe fizik po ashtu edhe kushtet sociale. Puna përfshinë udhëzimet, kontrrollet mjekësore, vaksinimet, përcjelljen dhe udhëzime të mëtejshme kur është e nevojshme.»