Shëndeti

Të moshuarit dhe shëndeti

Të gjithë njerëzit e moshuar në Norvegji marrin një pension pleqërie. Madhësia e këtij pensioni ndryshon sipas të ardhurave të mëparshme gjatë punës.

Shumica e pleqve në Norvegji jetojnë në shtëpitë e tyre. Disa marrin ndihmë nga komuna (infermiere shtëpiake, ndihmë në shtëpi, ofertë për një vend në qendrat ditore komunale, etj.), por shumë janë që arrijnë vet ti bëjnë të gjitha ose vetëm me ndihmën e familjes së tyre.
En eldre dame får medisinsk hjelp
Kur personi nuk mundet më të kujdeset për vetveten, mundet të kërkoj për një vend në një shtëpi pleqsh. Por vetëm gjysma e njerëzve mbi 90 vjet jetojnë në shtëpi pleqsh.

Ata që përdorin shërbimet e kujdesit në shtëpi, paguajnë një pjesëmarrje për këto shërbime. Komuna paguan pjesën tjetër të shpenzimeve të shërbimit. Sa e madhe është pjesëmarrja, dallon shumë nga komuna në komunë.

Personat që jetojnë në shtëpi pleqsh, po ashtu do të paguajë një pjesëmarrje. Një vend në një shtëpi pleqsh kushton total rreth 800 000 korona në vit. Sa paguan shfrytëzuesi vet, si pjesmarrje, varet nga të ardhurat e tij.
Eldre person i rullestol Eldre mann på sykehjem

Njerëzit e moshuar shpesh kanë probleme të veçanta shëndetësore:

  • Kur të plakemi, trupi bëhet më i lodhur. Ne mund të kemi më shumë dhimbje në muskuj dhe nyje, dhe nuk kemi vullnet për të punuar shumë si më parë. Kjo nga ana tjetër mund të çojë në depresion dhe izolim.
  • Rreth 100 000 njerëz të moshuar në Norvegji vuajnë nga depresioni. Kjo mund të jetë për shkak se shëndeti i tyre është në përgjithësi më i dobët se më parë. Por gjithashtu, mund të shkaktohet nga vetmia dhe izolimi.
  • Është e zakonshme që kujtesa tek të moshuarit dobësohet, dhe tek një numër i madh zhvillohet sëmundja demens (harresa). Harresa është një gjendje ku truri është i dëmtuar, dhe kujtesa, ndjenjat dhe aftësitë e funksionimit janë të dëmtuara.
  • Disa humbasin oreksin e tyre, kur ata bëhen më të vjetër. Kjo mund të çojë në atë, për të qenë i keq ushqyer ose i ushqyer gabim. Atëherë imuniteti i trupit, mund të bëhet më i dobët kështu që ata mund lehtë të jenë të ekspozuar ndaj sëmundjeve ose infeksioneve.

 

Faktet

Shëndeti i popullsisë

Shëndetit i popullsisë në Norvegji është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë 100 viteve të fundit. Kjo është kryesisht për shkak të shoqërisë së mirëqenies, që është zhvilluar dhe ka dhënë gjithnjë e më shumë mundësi më të mira, për të jetuar një jetë të mirë dhe të sigurt. Njerëzit në Norvegji janë duke jetuar më gjatë sot se kurrë më parë. Shumë të moshuar janë gjithashtu më të shëndosh se më parë. Kjo i jep mundësinë për të jetuar një jetë të gjatë, të mirë dhe aktive.