Shëndeti

Shëndeti psiqik

Problemet psikologjike mund të prekin të gjithë njerëzit në periudha të ndryshme të jetës. Mund të ketë shumë arsye pse tek një person zhvillohet sëmundja psiqike. Mund të jetë situata e vështirë në jetë, sikurse problemet familjare apo një situatë problematike në punë. Ndonjëherë sëmundjet psiqike vijnë pas krizave, vdekjeve, aksidenteve apo përjetimeve në situata të luftës. Disa njerëz mund ta kenë trashëguar pre dispozicion për të zhvilluar sëmundje psiqike, dhe stresi mund të jetë një faktor për zhvillim të sëmundjes.

Pikëpamjet mbi shëndetin psiqik kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Sot shumica e popullsisë kanë një qëndrim të hapur dhe mirëkuptimin ndaj sëmundjes psiqike. Shumica e njerëzve besojnë se të sëmurët psiqik duhet të marrin trajtim dhe ndihmë nga shërbimi shëndetësor në një pozitë të barabartë me ata që kanë çrregullime fizike. Gjithashtu, besojmë se është e mundur që një person të shërohet nga sëmundja psiqike.

Procesi i migrimit

Shumica e njerëzve që shpërngulen në një vend të ri, përjetojnë atë që e quajmë procesi psiqik i migrimit: Në periudhën e parë jeta është e mirë dhe një person ka qëndrim pozitiv ndaj vendit të ri. Pas një kohe shumë do të ndjehen të depresionuar dhe do të ketë shumë mendime negative për shtetin e ri. Përfundimisht jeta do të stabilizohet për shumicën.