Puna dhe mirëqenia sociale
Se shumica prej nesh janë në punë të paguar, do të thotë të ardhura tatimore më të larta për shtetin dhe komunat. Kjo është një gjë e mirë për shoqërinë në shumë mënyra:
- Do të ketë më shumë para për shkollë, shërbime shëndetësore, rrugë, etj.
- Ne marrim më shumë para, për t`i bërë edhe më të mira, të mirat e mirëqenies sociale.
- Shpenzimet e administratës shtetërore bëhen më të ulëta (më pak kanë nevojë për mëditje ditore për shkak të papunësisë, mbështetja sociale, pagesat e sigurimeve shoqërore, etj.).
Që nga fundi i viteve 1960-ta, Norvegjia ka qenë një shtet i naftës. Një shtet i naftës është një vend ku nafta dhe industria e naftës, është një industri e rëndësishme.
Të ardhurat nga prodhimi i naftës dhe gazit, po ndihmojnë për të paguar për shoqërinë e mirëqenies. Rreth një e katërta e shpenzimeve shtetërore mbulohen nga këto të hyra. Pjesa tjetër e shpenzimeve shtetërore, mbulohet nga tatimet dhe taksat.
Nuk është vetëm shoqëria që përfiton nga ajo që ne jemi në punë. Për shumicën e të rriturve është një gjë e mirë që të kenë një punë për të shkuar.
Puna mund të na jep:
- mundësi ekonomike
- pavarësi dhe një përditshmëri kuptimplote
- status social dhe marrëdhënie sociale
- mundësi për të përdorur aftësitë dhe kualifikimin
- mundësi për të kontribuar në shoqëri dhe të ndjehemi të dobishëm