Vendi i punës

Zhvillimi historik

Para 150 viteve bujqësia, pylltaria dhe peshkimi, ishin industritë kryesore në Norvegji. Shumë ka ndryshuar që nga kjo kohë. Në fund të shekullit 18-të, janë ndërtuar fabrika dhe shumë njerëz u zhvendosen në qytete dhe filluan të punojnë në industri. Gjatë gjysmës së parë të shekullit 19-të, u krijuan shumë vende të reja pune në industri. Njëkohësishtë shumë norvegjez udhëtuan për në SHBA dhe u vendosën atje.

Në vitin 1950 kanë punuar 20 për qind të popullsisë me bujqësi. Sot kjo përqindje ka rënë në nën tre për qind. Megjithatë, sot në Norvegji prodhohet më shumë ushqim se më parë. Kjo bëhet, kryesisht, për shkak se, sot kemi makina që e bëjnë më të lehtë dhe më efikase për të punuar me bujqësi.

Gjatë 30 viteve të fundit, në Norvegji, ka pasur sërish ndryshime të mëdha në tregun e punës. Ndër tjerash, ka ndodhur edhe një rënie e madhe e numrit të vendeve të punës në industri.

Pasi u zbulua nafta në Detin Verior në fund të viteve 1960-ta, prodhimi i naftës dhe gazit ishin një pjesë e rëndësishme e industrisë norvegjeze. Nafta dhe gazi kanë pasur rëndësi të madhe për industrinë norvegjeze. Edhe në të ardhmen do të ka domethënie të madhe për Norvegjinë, edhe pse në të ardhmen poashtu do të ketë një fokus në një ndryshim të gjelbër për shkak të sfidave klimatike.

Sot, shumica prej nesh gjejmë punë në profesionet shërbyese. Kjo do të thot se, të gjithë ata që dëshirojnë punë në Norvegji, kanë shanse të mira për të marrë një punë si për shembull, në dyqane, shërbime shëndetësore, shkolla dhe çerdhe të fëmijëve, ose brenda transportit të personave. Një numër i madh, gjithashtu, mund të gjejnë punë në profesione që kanë të bëjnë me zhvillimin e teknologjive të reja të informacionit.