Të drejtat dhe detyrimet në vendin e punës
Jeta në vendin e punës në Norvegji drejtohet nga shumë ligje dhe marrëveshje, si për shembull Ligji për mjedisin e punës dhe Ligji për pushime.
Politikanët në Parlament miratojnë ligjet, ndërsa punëdhënësit dhe punëmarrësit pajtohen rreth marrëveshjeve nëpërmjet sindikatave të tyre.
Ligjet vlejnë për të gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit, ndërsa marrëveshjet vlejnë për profesionet e caktuara.
Shembuj të drejtave ligjore:
- Të gjithë punëtorët në Norvegji kanë të drejtë për një kontratë pune. Kontrata, në mes tjerash, duhet të përfshijë pagën sipas marrëveshjes dhe orët e punës.
- Një javë e zakonshme e punës është 37,5 orë.
- Të punësuarit në Norvegji kanë të drejtë për së pakut katër javë pushimi gjatë një viti.
- Të punësuarit në Norvegji kanë të drejtë të mungojnë nga puna me pagë të plotë për një numër të caktuar të ditëve, nëse ata ose fëmijët e tyre janë të sëmurë.
- Punëtorët të cilët bëhen me fëmijë, kanë të drejtë të marrin të lirë nga puna me pagesë.
- Punëtorët kanë të drejtë të pagave gjatë punës praktike.