Vendi i punës

Organizatat dhe bashkëndikimi në vendime

Organizatat në vendin e punës

  • Si punëtorët, edhe punëdhënësit kanë organizatat e tyre. Organizata më e madhe e punëtorëve quhet LO (Federata e sindikatave), dhe organizata më e madhe e punëdhënësve NHO (Organizata kryesore e industrialistëve). Detyra e organizatave në mes tjerash është, për të negociuar mbi pagat dhe orarin e punës.
  • Kur punëdhënësit dhe punëtorët bien dakord për gjëra të tilla, ata e bëjnë një marrëveshje. Këto marrëveshje janë zakonisht të vlefshme për dy vite, dhe quhet Marrëveshje për tarifën e pagave. Sikur punëtorët, edhe punëdhënësit kanë për detyrim ti përmbahen marrëveshjeve.
  • Organizatat e interesit të punonjësve quhen sindikata, dhe në Norvegji shumë punëtorë janë anëtar të një shoqate të tillë.
  • Anëtarët paguajnë një shumë që të jenë anëtarë të shoqatës së sindikatave.

Bashkëndikimi në vendin e punës

Për të krijuar një mjedis të mirë në vendin e punës, punëdhënësi dhe të punësuarit duhet që të bashkëpunojnë rreth marrëveshjeve të ndryshme. Për këtë arsye, në vendin e punës në Norvegji, egzistojnë kushtet për të bashkëndikuar dhe për demokraci në ndërmarrje në disa mënyra. Secili punëmarrës ka të drejtë të dëgjohet dhe të merr pjesë në përshtatjen e situatës së tij në punë. Përmes sindikatave, të punësuarit marrin pjesë në diskutime dhe marrin informacione në lidhje me veprimtarinë e tyre. Ndërmarrjet e mëdha janë të obliguara për të siguruar shëndetin, sigurinë dhe mjedisin (HMS) në vendin e punës. Kjo punë duhet të organizohet dhe të përcjellët nga një përfaqësues i punëtorëve dhe nga një përfaqësues i udhëheqësisë.

Faktet

LO është organizata më e madhe e punëtorëve

NHO është organizata për mbrojtjen e interesave të industrialistëve. Landsorganisasjonen (LO) Næringslivets hovedorganisasjon (NHO)