Vendi i punës

Shoqëria e mirëqenies krijon vende pune

Shumë profesione të ndryshme janë të nevojshme, që shoqëria norvegjeze e mirëqenies të funksionojë.

Këtu janë disa shembuj:

  • mësuesit, personeli në zyra, pastruesit dhe punëtorët e tjerë në shkolla
  • mjekët, infermierët, punëtorët e shërbimeve shëndetësore, personeli në zyra, pastruesit dhe punëtorët tjerë në spitale dhe shtëpi pleqsh
  • shqyrtuesit e lëndëve, personeli në zyra, dhe punëtorët e tjerë të Nav-it

Shumica e njerëzve që punojnë me shërbimet arsimore dhe shëndetësore në Norvegji, janë punëtor shtetëror. Kjo do të thotë se ata punojnë në shtet, prefekturë ose në komunë. Nganjëherë shteti blen shërbime të ndryshme nga firmat private. Një shembull i kësaj është për shembull, rregullorja me mjekun familjar, ku komuna dhe shteti paguajnë subvencione për mjekët privatë.

Faktet

 

Një shoqëri e mirëqenies ka nevojë për shumë punëtorë!

Rreth 30% e popullsisë së punësuar në Norvegji sot, punojnë në sektorin shtetëror.