Kërkimi i punës
Edhe pse papunësia është e ulët në Norvegji, konkurrenca mund të jetë e madhe për vende të lira të punës. Ata që duan një punë, duhet të jenë aktiv. Është e rëndësishme që të përdorin kontaktet dhe rrjetet, dhe të tregojnë se janë të interesuar për të punuar. Shumë vende pune shpallen në internet ose në gazetë.
Kur një person e ka gjetur një punë që e dëshiron, duhet të shkruaj një kërkesë/lutje dhe ta dorëzoj një CV. Një CV duhet të tregoj se kush jeni ju, çfarë shkolle keni të kryer, dhe çfarë keni punuar më parë. Është e rëndësishme të përdorni mjaft kohë për ta shkruar një kërkesë të mirë, ashtu që ndoshta mund të ftoheni për shkuar në një intervistë tek punëdhënësi.
Para se të shkoni për një intervistë, ju duhet të përgatiteni mirë. Duhet marr informacion në lidhje me ndërmarrjen. Ndoshta mund të lexoni në lidhje me ndërmarrjen në internet, ose ju mund të pyesni dikë që di për ndërmarrjen?
Duhet të mendoni se si do të përgjigjeni pyetjeve të ndryshme. Çka do të ju pyet punëdhënësi? Çfarë do të përgjigjeni?