Vendi i punës

Pagat dhe tatimet

Në Norvegji, është e zakonshme të flitet për pagën vjetore. Paga mesatare vjetore bruto për të gjithë punonjësit me orar të plotë është përafërsisht 500 000 korona norvegjeze në vit. Gratë fitojnë mesatarisht rreth 85 përqind të të ardhurave të meshkujve.
www.ssb.no/befolkning/statistikker/fobhusinnt

Është e zakonshme për të marrë pagën në një datë të caktuar, një herë në muaj. Paga neto transferohet drejtpërdrejtë në llogarinë bankare të punëtorit. I punësuari gjithashtu, merr një vërtetim për marrjen e pagës, që tregon se sa personi ka fituar dhe sa tatime janë tërhequr nga punëdhënësi.

Është detyrim i punëdhënësit të tërheq tatimin nga paga bruto e punëtorit, para se paga të paguhet në llogarinë bankare. Paratë e tatimeve, punëdhënësi i transferon në arkën shtetërore.

Modeli i shoqërisë norvegjeze është tërësisht i varur nga qytetarët, që të paguajnë tatime dhe taksa të ndryshme. Tatimet dhe taksat financojnë, ndër të tjera, të mirat e mirëqenies.

Të gjithë të punësuarit në Norvegji, i paguajnë tatimin komunës ku ata jetojnë, dhe shtetit. Punëdhënësit gjithashtu paguajnë tatime komunës dhe shtetit.

Se sa tatime do të paguan secili punëtor, ka variacione. Në përgjithësi mund të themi se, sa më të larta të ardhurat personi i ka, përqindja e tatimeve do të jetë më e lartë. Por gjëra të tilla sipër shembull, se sa të larta kamatat i kemi, se sa paguajmë për kujdesin e fëmijëve, sa i kemi të larta shpenzimet e udhëtimit deri në vendin e punës, janë gjithashtu gjëra që përcaktojnë se sa tatime do të paguajmë. Mesatarisht, një punëtor paguan rreth 25 për qind tatime nga bruto paga e tij.

Faktet

Kartela e tatimeve

Të gjithë që punojnë, duhet të kenë kartelën e tatimeve. Kartelën e tatimeve e porositni në Skatteetaten.

Vërtetim për marrjen e pagës

Çdokush që ka marr pagë, duhet të merr një vërtetim të marrjes së pagës. Vërtetimi për marrjen e pagës është një dëshmi që tatimet janë paguar.

Paga bruto

Kjo është paga që ju e merrni para se janë paguar tatimet, para pagesës së pensionit dhe tjerave që janë tërhequr nga të ardhurat.

Paga neto

Kjo është paga që ju e merrni pasi që tatimet, pagesat e pensionit dhe tjerat, janë tërhequr nga të ardhurat.