Vendi i punës

Puna në të zezë (puna e padeklaruar)

Puna në të zezë është joligjore dhe konsiderohet si krim ekonomik. Edhe punëdhënësi edhe punëtori mund të dënohen për punën në të zezë.

Puna në të zezë është e pamoralshme. Një punëtor që nuk paguani tatimet nuk kontribuon për shoqërinë. Në këtë mënyrë duke punuar në të zezë, pothuajse është e njëjtë, sikurse vjedhja nga të tjerët në shoqëri.

Çdo vit shteti humbë shumë milion korona, nga të ardhurat tatimore, sigurimet e punëtorëve nga punëdhënësi, tatimet e sigurimeve shoqërore, për shkak të punës së zezë. Këto janë para që duhet të ishin pjesë e pagesës së mirëqenies shoqërore.

Përveç kësaj që është jo ligjore dhe jo morale, puna në të zezë mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike, dhe konsekuenca të tjera për të punësuarit:

  • nuk merr pagë gjatë sëmundjes
  • nuk merr para për pushime
  • nuk merr pikë për pension
  • nuk ke të drejtë në pagesë për shkak të papunësisë
  • asnjë sigurim nëse ndodhë fatkeqësi në vendin e punës
  • asnjë mundësi për të huazuar para në bankë
  • asnjë kontratë e punës – asnjë çertifikatë përfundimtare nga vendi i punës – asnjë dëshmi e dokumentuar e përvojës së punës – e vështirë për të gjetur vende të reja pune

Faktet

Puna në të zezë është edhe jo morale, e po ashtu edhe e paligjshme!

Duke punuar në të zezë, do të thotë duke punuar pa kontratë pune dhe pa paguar tatime. Punëdhënësi po ashtu nuk paguan as taksat mbi të punësuarin ose kontributet e sigurimeve shoqërore për të punësuarin.