Çerdhja për fëmije është një ofertë pedagogjike

Në çerdhe të fëmijëve fëmijët mësojnë shumë gjëra:
- Ata marrin përvojë për të qenë së bashku me fëmijë tjerë.
- Ata mësojnë t`i kushtojnë vëmendje të tjerëve.
- Ata bëhen më të pavarur.
- Ata mësojnë shumë njohuri faktike.
- Ata bëhen më të përgatitur për të filluar në shkollë.
Personeli përdor shumë kohë duke planifikuar çfarë fëmijët duhet të mësojnë në çerdhen e fëmijëve. Kur ata planifikojnë këto aktivitete, duhet të bazohen në Ligjin për çerdhen e fëmijëve dhe të rregullave dhe planeve tjera të përcaktuara nga autoritetet. Prindërit marrin informacion nga çerdhja e fëmijëve, mbi qëllimet e punës në çerdhen e fëmijëve, dhe për aktivitetet që fëmijët do të përfshihen.
Prindërit ftohen në mbledhje të prindërve dhe mbledhje individuale me prind. Në mbledhjet e prindërve prindërit mund të njoftohen me njëri-tjetrin dhe të flasim rreth asaj se si është të kenë fëmijë të vegjël. Prindërit që nuk flasin gjuhën norvegjeze kanë të drejtë të marrin me vete një përkthyes në mbledhjet e prindërve.
Financimi
çdo vit Parlamenti përcakton një çmim maksimal për çerdhet në Norvegji. Asnjë prind nuk do të paguajë më shumë se ky çmim maksimal. Kjo vlen edhe nëse çerdhja është pronë shtetërore si dhe pronë private. Përveç kësaj, mund të ketë edhe shpenzime shtesë për ushqim, udhëtime dhe gjëra të tjera.
Lexo më shumë në: makspris barnehage
Sa kushton që ta keni një fëmijë në çerdhen e fëmijëve, prap se prap dallon nga komuna në komunë. Në disa komuna familjet me të ardhura të ulëta, mund të kërkojnë për pagesë të reduktuar, ndërsa komunat tjera kanë të njëjtin çmim për të gjithë, pavarësisht nga të ardhurat. Disa komuna japin ulje çmimi në qoftë se familja ka më shumë fëmijë në të njëjtën çerdhe, ndërsa komunat e tjera nuk kanë një rregullore të tillë.