Arsimimi dhe kualifikimi

Shkolla fillore

Småskolebarn Ungdomsskoleelever

Disa fakte për shkollën fillore

  • Të gjithë fëmijët kanë të drejtë në arsimin fillor dhjetë vjecar. Fëmijët fillojnë në klasën e parë, atë vit kur ata i mbushin gjashtë vjet.
  • Të gjithë fëmijët kanë të drejtë për të marrë mësimin e përshtatur, dhe nxënësit të cilët kanë nevojë për ndihmë shtesë duhet të marrin atë.
  • Nxënësit në shkollat fillore marrin një vlerësim me gojë apo me shkrim, por jo nota.
  • Nxënësit në shkollën për të rinj marrin nota në të gjitha lëndët. Shkalla e notimit fillon nga 1 deri në 6, ku 1-shi është më e dobëti, dhe 6 është më i mirë.
  • Të gjithë fëmijët në shkollë fillore kalojnë automatikisht në klasën tjetër pas pushimeve verore. Kjo ndodh pavarësisht rezultateve shkollore të fëmiut. Asnjë fëmijë nuk shkon dy vjet në klasën e njëjtë.
  • Shkolla fillore është e organizuar në mënyrë të njëjtë në tërë vendin. Për shembull, 190 ditë shkollore çdo vit për të gjithë, por politikanët në çdo komunë vendosin kur do të jenë ditët e ndryshme të pushimit dhe ditët e lira.
  • Të gjithë nxënësit mësojnë sipas programit të njëjtë arsimor. Politikanët në Parlament janë ata që miratojnë këto plane arsimore. Fëmijët d.m.th. marrin arsimim mjaft të ngjashëm pavarësisht në cilën komunë jetojnë.
  • Përveç shkollave fillore publike ka edhe disa shkolla private. Vetëm rreth 2,5 për qind e fëmijëve në Norvegji shkojnë në shkolla private.

Shkolla gjithëpërfshirëse

Ligji i arsimit thekson se të gjithë fëmijët, pavarësisht aftësive dhe predispozitave të tyre, kanë të drejtë të marrin mësimin e përshtatur në atë shkollë që ata i përkasin. Ky parim politik quhet shkolla gjithëpërfshirëse. Shkolla gjithëpërfshirëse do të ë thotë se nxënësit në tërë vendin marrin arsimimin e njëjtë sipas planit të njëjtë arsimor.

Financimi i shkollës fillore

Shkolla fillore është falas për nxënësit dhe prindërit. Nxënësit huazojnë librat shkollore në shkollë dhe marrin fletore, lapsa dhe gjëra tjera.

Është shteti që i paguan të gjitha shpenzimet. Shpenzimet më të mëdha janë rrogat e arsimtarëve dhe ndërtimi i objekteve shkollore, si dhe mirëmbajtja e tyre.

Në shkollat private familjet paguajnë shkollimin e fëmijëve. Megjithatë ata paguajnë vetëm një pjesëmarrje, ndërsa shteti paguan pjesën tjetër që janë shpenzimet e vërteta të shkollimit.

Faktet

SFO – rregullorja e kohës së lirë pas shkollës ose AKS(shkolla me aktivitete)

Në të gjitha komunat, përveç Oslos, quhet SFO (rregullorja e kohës së lirë pas shkollës). Në Oslo është emri i shkollës së njëjtë me shërbime të njëjta AKS(shkolla me aktivitete)

Të gjitha komunat kanë një ofertë për SFO (rregullorja e kohës së lirë pas shkollës) ose AKS (Shkolle me aktivitetet) për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 4-të.

Rregullorja e kohës së lirë pas shkollës /Shkollë me aktivitete, është një ofertë vullnetare për familjet që kanë nevojë për ndihmë, të kujdesen për fëmijët e tyre para dhe pas orëve të rregullta të shkollës, për shembull, për shkak se prindërit e tyre janë në punë.

Nuk është një ofertë pedagogjike, por shpesh fëmijët mund të marrin ndihmë me detyrat e shtëpisë aty.

Nuk është falas që të keni fëmijë në SFO (rregullorja e kohës së lirë pas shkollës) ose AKS (Shkolle me aktivitete). Prindërit paguajnë një pjesëmarrje çdo muaj, ndërsa pjesa tjetër që në të vërtetë kushton për fëmijë, do të paguhet nga shteti. Pjesëmarrja ndryshon nga komuna në komunë. Në disa komuna, familjet me të ardhura të ulëta, mund të kërkojnë për pagesë të reduktuar, ndërsa komunat tjera kanë të njëjtin çmim për të gjithë, pavarësisht nga të ardhurat. Disa komuna japin ulje të pagesës në qoftë se ju keni më shumë se një fëmijë në të njëjtën SFO (rregullorja e kohës së lirë pas shkollës) ose AKS (Shkolle me aktivitete), të tjerët jo.

Disiplina

Mësuesit nuk janë të lejuar të përdorin asnjë formë të dhunës ndaj nxënësve. Disiplina shkollore kryhet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor të fëmijës. Mësuesit duhet të tregojnë respekt ndaj nxënësve, dhe nxënësit duhet të tregojnë respekt ndaj mësuesve.