Arsimimi dhe kualifikimi

Vlerat thelbësore të shkollës

Aktiv elev

Nga Afishja e mësimit

(Afishja e të mësuarit është pjesë e programit arsimor në shkollën norvegjeze. Ajo formulon detyrimet themelore që vlejnë për të gjitha shkollat dhe vendet e arsimit.)

Mësimi në shkollë duhet

  • në bashkëpunim me prindërit të hapë dyert e saj për botën dhe të ardhmen, dhe të pajisë nxënësit me njohuri historike dhe njohuri e rrënjë kulturore.
  • të ndërtoj mbi vlerat themelore krishtere, të trashëgimisë humane dhe të traditës, të tilla si respekti për vlerën njerëzore dhe natyrën, për lirinë intelektuale, bamirësi, falje, barazi dhe solidaritet, vlerat që gjithashtu janë të shprehura në besimet e ndryshme dhe botëkuptimet jetësore, dhe janë të rrënjosura në të drejtat e njeriut
  • të ndihmojë në zgjerimin e njohurive dhe të kuptuarit e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe traditat e përbashkëta kulturore ndërkombëtare, të jep njohuri për diversitetin kulturor, dhe të tregoj respekt që bindjet e secilit individ promovojnë demokracinë, barazinë dhe mënyrën shkencore e të menduarit.

Nga ligji i arsimit

Ungdomsskuleelevar

Barazia dhe vlera e barabartë, dhe liria e individit për të bërë zgjedhjen vetjake, janë vlerat themelore në shoqërinë norvegjeze. Këto vlera janë gjithashtu të rëndësishme edhe në shkollë. Mësimi dhe aktivitetet në shkollë duhet ti mësojnë nxënësit, se të gjithë njerëzit kanë të njëjtën vlerë. Nxënësit duhet të kenë ndikim në jetën e tyre të përditshme shkollore, dhe nxënësit mësojnë që herët të marrin përgjegjësinë për mësimin e tyre. Shkolla e ka detyrim për të ofruar të gjithë nxënësve mësim të përshtatur, që është më i miri për nivelin e secilit individ.

Shkolla ka për qëllim të aftësoj njerëzit të bëhen të pavarur, me aftësi të mira sociale dhe aftësi shkencore/profesionale.

Në një demokraci moderne pritet që qytetarët të kanë si njohuri e poashtu edhe mendime të pavarura, si dhe të marrin pjesë aktive në punën dhe jetën shoqërore. Shkolla do ti jep fëmijëve njohuri të mira të përgjithshme. Kjo do të thotë se fëmijët do të mësojnë në lidhje me tema të ndryshme. Ata do të mësojnë gjuhë, matematikë dhe në lidhje me shoqërinë dhe natyrën rreth tyre.

Shkolla ka shumë detyra përveç asaj, duke i dhënë fëmijëve njohuri të mira të përgjithshme, si për shembull fëmijët mësojnë:

  • të kërkojnë informacion dhe të vlerësojnë këtë informacion në mënyrë kritike
  • për të formuar mendimet e tyre në bazë të informacionit dhe vlerësimit të vet
  • për të argumentuar për mendimet e tyre

Faktet

Shkollat duhet:

  • t`iu jep të gjithë nxënësve mundësi të barabarta për të zhvilluar aftësitë dhe talentin, individualisht dhe në bashkëpunim me të tjerë
  • nxitur dëshirën për të mësuar, aftësinë për të mos u dorëzuar, dhe kureshtjen
  • të nxis nxënësit të zhvillojnë strategjitë e tyre të të mësuarit dhe të menduarit kritik
  • të nxis nxënësit në zhvillimin personal dhe në forcimin e identitetit të tyre, në zhvillimin e etikës, kompetencave sociale dhe kulturore, dhe aftësinë për të kuptuar demokracinë dhe pjesëmarrjen demokratike
  • të përgatitë pjesëmarrjen e nxënësve për të ndikuar, dhe që nxënësit të përgatiten për të bërë zgjedhjen e vetëdijshme të vlerave, zgjedhjen e arsimit dhe punës në të ardhmen
  • të sigurojë që mjedisi i mësimit dhe i punës, si ai fizik dhe psiko-social, të promovon shëndetin, kënaqësinë dhe të mësuarit
  • të përgatit bashkëpunimin me familjen dhe të sigurojë që prindërit ta marrin bashkë përgjegjësi në shkollë