Arsimimi dhe kualifikimi

Bashkëpunimi me prindërit

Foreldre og skolebarn
Prindërit janë përgjegjës për edukimin e fëmijëve të tyre. Shkolla dëshiron që të bashkëpunoj me prindërit dhe të mbështes ata me këtë detyrë. Që fëmijët të mësojnë sa më shumë që është e mundshme në shkollë është e rëndësishme që shkolla dhe prindërit të bashkëpunojnë.

Është e rëndësishme që nxënësi, prindërit dhe mësuesi të flasin mes vete. Ata duhet të flasin për zhvillimin profesional dhe se si e ka nxënësi në shkollë. Të paktën duhet të jenë dy biseda të tilla çdo vit.

Është e rëndësishme për prindërit, që t`i lexojnë, dhe të njoftohen me të gjitha informatat me shkrim nga shkolla. Fëmijët marrin zakonisht plane të detyrave / ose planet për një periudhë. Në këto plane, ju mund të lexoni në lidhje me atë që klasa është duke punuar në lëndë të ndryshme. Porositë e rëndësishme për prindërit ose kujdestarët janë gjithashtu në këto plane. Prindërit mund të kontaktojnë mësuesin ose personelin tjetër të shkollës, nëse ka ndonjë gjë që ata dëshirojnë të marrin informatë për të.

Është e zakonshme që prindërit të takojnë mësuesit dhe prindërit tjerë. Ata flasin për klasën dhe mjedisin e klasës dhe për planet e aktivitetet. Duhet të jenë së paku dy mbledhje të tilla çdo vit. Është e mirë për tu njoftuar me prindërit tjerë, në mbledhje të tilla.

Faktet

Mjedisi shkollor

Nxënësit kanë të drejtë për një mjedis të mirë shkollor, si fizik ashtu edhe psiko – social. Fëmijët kanë të drejtë për një mjedis shkollor, ku ata mund të përjetojnë kënaqësi dhe siguri, dhe kanë të drejtën për një mjedis të mirë, dhe të një mjedisi të përshtatur të mësimit.

Nëse prindërit mendojnë se fëmijët e tyre nuk mund të realizojnë të drejtat e tyre, ata mund të ankohen. Ankesa duhet të dërgohet në shkollë. Në qoftë se prindërit dhe shkolla nuk janë të pëlqimit, prindërit mund të ankohen më tej në komunë. Instanca e fundit e ankesës është Prefekti.