Arsimimi dhe kualifikimi

Shkollimi i lartë

På forelesning
Pas shkollës së mesme nxënësit mund të vazhdojnë me studime në universitet apo shkollë të lartë.

Shumica e universiteteve dhe shkollave të larta janë shtetërore dhe shkollimi është falas për studentët. Është shteti që paguan. Megjithatë, është e zakonshme që studentët të paguajnë një semestër, apo taksë studimi. Ka edhe shkolla të larta private. Aty studentët paguajnë një pjesëmarrje për mësimdhënie/studime.

Shpenzimet për shkollat shtetërore dhe universitetet paguhen nga shteti, dhe shkollimi është falas për popullatën. Por në shkollimin e lartë si në shkolla shtetërore po ashtu edhe në ato private, studentët duhet të kujdesen vet për të gjitha materialet studimore. Kjo do të thotë se ata vetë, duhet ti blejnë librat dhe pajisjet që ju nevojiten atyre.

Edhe pse universitetet dhe shkollat e larta janë falas, ju duhen të holla për shpenzime të tjera gjatë studimit. Prandaj, është e zakonshme për të huazuar para në Arkën shtetërore të kredive për studime, kështu që ju mund të paguani qira, ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme gjatë studimit. Në këtë mënyrë, kushdo që do, ka mundësi për të ndjekur shkollimin e lartë plotësisht, pavarësisht nga ekonomia e familjes. Shumë studentë, po ashtu punojnë së bashku me studimet e tyre, për të marr të holla të mjaftueshme për të jetuar.

Një ofertë me mundësi të barabarta për shkollim

Shoqëria moderne varet nga punësimi i lartë, teknologjia, prodhimi dhe inovacionet. Prandaj, Norvegjia ka nevojë për një popullsi me shkollim të lartë. Me këtë ndihmon administrata shtetërore, ndër të tjera duke ofruar mundësi të barabarta shkollimi për të gjithë.

Përafërsisht 30 për qind e të rriturve në Norvegji, sot kanë arsim të lartë. Gjithnjë e më shumë të rinj janë duke marrë arsim të lartë, dhe niveli arsimor në Norvegji po bëhet më i lartë. Mbi 60 për qind e studentëve të sotëm janë femra, dhe femrat në përgjithësi kanë një nivel pak më të lartë të arsimimit se sa meshkujt.

Çdokush që ka aftësi studimi pasi që ka mbaruar shkollën e mesme, mund të kërkoj të pranohet në shkolla të larta apo universitete. Pranimi i koordinuar administron pranimin në shkolla të larta dhe universitete.

Faktet

Arka shtetërore për kredi studimi

Arka shtetërore për kredi jep bursë dhe kredi për nxënësit dhe studentët në Norvegji, dhe studentët norvegjez që studiojnë jashtë vendit.

Arka shtetërore për kredi do të kontribuoj

  • për të eliminuar pabarazitë dhe promovimin e barazisë, në mënyrë që të gjithë mund të marrin një arsim, pavarësisht nga rrethanat gjeografike, mosha, gjinia dhe gjendja ekonomike apo sociale
  • që shkollimi të zhvillohet në kushte të kënaqshme të punës, në mënyrë që studimet e tyre mund të jenë efektive
  • për të siguruar shoqërisë qasje në fuqi punëtore të kualifikuar

Të rriturit mund të kërkojnë për bursë dhe / ose kredi për arsimin fillor dhe të mesëm.