Arsimimi dhe kualifikimi

Të rriturit dhe shkollimi

Voksen student Foto fra et norskkurs

Shoqëria po ndryshon gjatë tërë kohës. Po vijnë vazhdimisht teknologji të reja, dhe kjo ka pasoja për tregun e punës. Kjo kërkon që punëmarrësit duhet të mbajnë veten të freskuar dhe të mësojnë gjëra të reja.

Të rriturit mund të marrin një shkollim krejtësisht të ri, të vazhdojnë në bazë të shkollimit të mëparshëm ose të marrin lëndët nga shkolla fillore për të përmbushur kërkesat e reja të tregut të punës.

Shumë organizator ofrojnë kurse të ndryshme për të rriturit. Kjo mund të jetë për shembull kurse hobi, kurse të gjuhës dhe kurse kualifikuese. Shteti, shpesh, financon pjesë të këtyre kurseve.

Komuna është përgjegjëse për ofrimin e shkollimit fillor, dhe Prefekturat janë përgjegjëse për ofrimin e shkollimit të mesëm për të rritur. Të rriturit me të drejtë shkollimi për shkollë fillore dhe të mesme, do ta marrin këtë mësim falas. Ka edhe shumë shkolla private që ofrojnë shkollim të mesëm për të rritur.

Kërkuesve të punës mund tu ofrohen kurse të ndryshme përmes NAV-it. Qëllimi është që pjesëmarrësit e kurseve të kualifikohen për të punuar. NAV mbulon shpenzimet dhe paguan shpesh edhe të holla për pjesëmarrësit në kurse të tilla.

Faktet

E drejta e të rriturve në arsimin fillor

Të rriturit që kanë nevojë për arsim fillor, kanë të drejtën e mësimit të tillë. Mësimi është falas. Komunat mund të japin më shumë informacion në lidhje me këtë.

E drejta e të rriturve në arsimin e mesëm

Të rriturit që kanë përfunduar shkollën fillore, por jo shkollën e mesme, kanë të drejtë në shkollim të mesëm. Prefektura është përgjegjëse për këtë.

Njohja e shkollimit jashtë vendit

Nëse keni mësuar një profesion jashtë vendit dhe nuk keni dokumente për këtë, ju mund t`i tregoni dituritë e juaja, përmes testimit profesional. Testimi profesional është një metodë që vlerëson dhe pranon kualifikimin në nivel të shkollës së mesme, por ju mund të keni mësuar profesionin pa shkuar në shkollë.
Shih www.nokut.no për më shumë informacion rreth kësaj.